Cristiano Junior edhe zyrtarisht është pjesë e Manchester United.
Siç njoftojnë mediat në Angli, 11-vjeçari ka nënshkruar për Manchester United dhe do ta veshë fanellën me numrin shtatë, sikur babai i tij.
Ai do të luajë me të rinjtë e djajve të kuq që shpresojnë që një tjetër lojtar si Ronaldo do të rrisin për të ardhmen.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/02/cristiano.jpg)
CR7, kishte thënë kohë më parë se Cristiano Junior mund të bëhet futbollist i shkëlqyer, sepse ka shpejtësi dhe driblim, por që duhet të punojë dhe të kërkojë më të mirën nga vetja.