Cristiano Ronaldo ‘natyrisht do të jetë në Botërorin 2026”, ndërsa Vitinha insiston se shoku i skuadrës së Portugalisë ‘nuk do të dorëzohet’ pavarësisht kritikave të shumta
Ylli i Portugalisë, Vitinha, thotë se shoku i skuadrës Cristiano Ronaldo do të jetë në Kupën e Botës 2026 pasi ai “nuk do të dorëzohet” pavarësisht kritikave të shumta.39-vjeçari u kritikua gjerësisht për mungesën e golave në Euro 2024, me shumë analistë që mendojnë së veterani po e pengon avancimin e Portugalisë. Megjithatë, mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, është i bindur se ish-lojtari i Real Madrid do të jetë në turneun kryesor në Amerikën e Veriut – pjesërisht për shkak se ai mban veten në formë të mirë.
“39 vjeç dhe ende titullar për Kombëtaren, nuk kam shpjegim për këtë jetëgjatësi. Ai tashmë e ka thënë, dhe unë e imagjinoj se është profesionalizmi që ka në gjithçka që bën. Në mëngjes, në mbrëmje, çdo ditë të karrierës së tij, është e pabesueshme. E imagjinoj përpjekjet dhe sakrificat që duhet të bëjë dhe ka bërë. Dhe gjithashtu imagjinoj se kjo është ajo që e ka mbajtur në këtë gjendje në moshën 39-vjeçare. Por po, është një privilegj për mua. Ne jemi të vegjël, jemi fëmijë, ëndërrojmë të luajmë me të një ditë, dhe po ndodh. Për fat të mirë, kam pasur disa vite për të shijuar kombëtaren me të… Natyrisht, ai do të jetë aty [në Kupën e Botës 2026]; nuk do të dorëzohet”, tha Vitinha për podcast-in RMC Rothen s’enflamme.
Vetë Ronaldo ka thënë se dëshiron të shënojë 1,000 gola në karrierën e tij, ndërsa ish-ylli i Manchester United e kaloi shifrën 900 në shtator. Megjithatë, janë ngritur pyetje nëse trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, duhet ende ta përzgjedhë sulmuesin për të udhëhequr sulmin e tij.
Ai vazhdon të jetë i suksesshëm në Ligën Pro Saudite, por kjo nuk pati ndikim të madh në Europian, ku ai nuk arriti të shënojë.
Ronaldo pritet të jetë pjesë e ndeshjeve të ardhshme të Portugalisë në Ligën e Kombeve, të cilat përfshijnë një ndeshje në shtëpi kundër Polonisë dhe një udhëtim në transfertë ndaj Kroacisë më 15 dhe 18 nëntor respektivisht.