Aktori Çun Lajçi edhe sot ka shkruar për situatën politike në Kosovë.

Përmes disa vargjeve në llogarinë e tij në Facebook, Lajçi ka treguar për shkatërrimet e bëra pas luftës nga pushteti në Kosovë, duke kritikuar udhëheqësit. Ka përmendur edhe Çakorrin.

Ai ka folur edhe për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, duke treguar vuajtjet e tij në burg si dhe rrëzimin e Qeverisë. Aktori ka kritikuar ata që po duan t’ia “qesin zërin e zi” Kurti deri në Amerikë.

“…sot, po e shaj vetën, kopilin që s’po iu len me rrejtë, me vjedhë, me i ndrrua lëkurat sa herë ndrrohen stinët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë në Facebook:

Unë jam kopil! Po! Kopil kopili jam!

E di, se s’asht gradë komandantësh, prandaj ua thashë, që mos t’mundohi me m’gjetë emën ma t’mirë,s’e kot e keni!

Oh sa mirë, me i thanë vetës kopil, e me pështy n’fytyrë, e mos me pasë, kush çka me t’thanë!

Sot, vetës ballin po ia nxijë! Juve zanin s’dua t’ua ndëgjoj!

Jeni mësua me pëlcitë, si zorra n’prush, sa herë t’zezat, qitë ua kam për fushë! Sot s’keni çka me m’ba, se vetës po i them qen, kal, gomar, mi, macë!

Juve jo.

Ju, jeni pa njolla, pa shibla.

Ujë i kulluem në 86-të deputetët, gurë bjeshkësh!

Mundeni vetëm me këqyr seri, e m’u ruejtë, mos t’iu pëlcet zemra!

Sot, s’keni pse me m’sha! E shaj vetën unë!

E shaj nanën time, se asht vetëm e imja. Jo e jueja, se ju t’virgjër e keni!

E shaj vetën, a s’e shajë, asht puna ime! Asht poshtërsia ime, fytyra ime! E zeza ime asht!

Ju, kurrë s’keni me ditë, a asht si pendla e korbit, krejt futë, apo edhe ma e zezë!

E mallkoj, a s’e mallkoj, e truej apo e nemi vetën, asht pikadon qejfi im, besimi im, n’Zotin tim, jo n’tuejin, se ju s’i besoni as vetës!

Ju, veç mundeni me i zgurdullua sytë, me i rrotullua si naleti!

Juve, s’po iu hi n’megjë, s’po ua ndali vadat e ujit, arava e kopshtieve tueja!

SHPËRNDAJE