Agjencia  elajemeve “Presheva jonë” dje publikoi nje shkrim me titull “Lista Serbe kthehet në Kuvend, për ta ndihmuar Thacin dhe Mustafen për ta realizuar AKS dhe demarkacionin”. Vetem 24h edhe Hashim Thacie prnaon n ej gje te tillë.

Iniciativa e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për ndryshimin e ligjit për FSK-në, përkatësisht formimin e Ushtrisë pa ndryshime kushtetuese, sipas lexuesve është tendencë për marrjen e poenëve politikë. Kështu të paktën mendojnë shumica e lexuesve të gazetës “Bota sot”, të cilët kanë pasur mundësinë të japin mendimin e tyre mbi iniciativën e fundit të Presidentit sa i përket formimit të Ushtrisë.

Sondazhi

Në pyetjen e gazetës se si vlerësohet Iniciativa e Thaçit për ndryshimin e ligjit për FSK-në, shumica e lexuesve apo 69.6% e tyre, kanë votuar për opsionin se kjo iniciativë është “Tendencë e Presidentit për të marr poena politik. Nga ana tjetër, rreth 21. 1 % e lexuesve janë të mendimit se kjo iniciativë është “Mundësia më e mirë që Kosova të dëshmoj unitetin kur është fjala për mbrojtjen e sovranitetit. 5.2 % e lexuesve mendojnë se iniciativa e Presidentit është “Hapi i duhur, në kohën kur Lista serbe kundërshton ndryshimet kushtetuese”, ndërsa rreth 4.2% e lexuesve e këtë iniciativë e  kanë quajtur “Hap të njëanshëm, pasi u kundërshtua nga NATO dhe BE”.

SHPËRNDAJE