“Kryetari i ri Rgami Mustafa”  (“Ragmi Mustafa novi predsednik“) eshte ky titulli ne faqene apre te gazetes serbe Danas ku sahjrkuan pe rnje marrevshje tre re mes dy partive poltike shiptare ne Luginenen prehsves PVD dhe PDSH. Sipas kesja marrëveshja, kryetar i ri i KKSH-së eshte zgjedhur Ragmi Mustafa ka shkruar gazeta serbe e cila ne b allin epublikon  foton e Ragmi Mustafen ish-kryetar te Presheves (PDSH) qe dikur e kishte shperblyer presidentin serb Aleksander Vucic.

 

U nënshkrua Marrëveshja për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy subjekteve politike (PVD dhe PDSH) për bazë ka zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqërorë si parakusht për zhvillimin e mëtejshëm dhe prosperitetin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka shkruar Shaip Kmaberi ne fb e tij.

Sipas Kamberit “Mbrojtja, ruajtja dhe avancimi i identitetit kombëtarë në përgjithësi, e flamurit kombëtarë në veçanti, është njëra prej shtyllave kryesore të kësaj marrëveshje. Marrëveshja e arritur përfshinë nxitjen e rritjes së cilësisë në katër fushat e këtij institucioni dhe është e bazuar në dokumentet politike vendore dhe konventat ndërkombëtare.”

Puna dhe angazhimi i KKSH-së do të jenë në harmoni me:

– Deklaratën e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992
– Marrëveshjen e Konçulit (2001)
– Platformën e përbashkët politike (2006)
– Platformën për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës (2013) dhe
– Deklaratën politike, 14 Korrik 2018, e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë

Marrëveshja mbetet e hapur për t’ iu bashkuar edhe listat tjera pjesmarrëse në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë.

SHPËRNDAJE