Vështroj me kujdes rrëfyesit pjesmarrës të ’81. Modestia e tyre është në norma të elegancës. Meqë nuk ka pasur ende ndonjë studim a tribunë me pjesmarrës të shumtë, mund të thuhet se ende nuk e kemi ndonjë pasqyrë të plotë të tërë asj që është zhvilluar që nga 11 marsi, gjer më 3 pril 1981.
Kur shpaloset kjo temë, kam përshtypjen se po anashkalohet femra, shprehur rrelogjiozisht, po u hyhet në hak !
Sa për ilustrim, madje edhe sot e kësaj dite, mbetem pa tekst kur mendoj se sa është dinamike femra jonë, por sidomos, sa dhe si din ajo të dojë njeriun dhe vëndin e vet. Atë ditë të 26 marsit ’81, po ballafaqohesha direkt me fuqinë e pamposhtme dhe të patejkalueshme të saj, duke u pushtuar nga bindja se ajo, femra jonë pra, ka një enregji krejt të pazakonshme, dimensione këto, të pakapshme për atë që nuk i ka parë në fushëbetejë, në aksion ,; fuqi dhe intelekt organizativ hyjnor!
Rreth orës 13, kolegja ime e çmuar, M.Pajaziti, del nga domi i studenteve nr 2, me dy pankarta, ku shkruante: “Pollog e Korab, Kosovë jemi”, dhe “Nuk jemi jugosllav, jemi shqipëtarë”. E njihja për karakter të këtillë, por ajo dinte shkëlqyeshëm ta kamuflonte qëllimin e vet. E dyta femër, ishte S. Hajdini, e dashura ime-më pastaj bashkëshortja ime, e cila u hodh kundër kordonit të policisë, duke u plagosur, pastaj shëruar ilegalisht nga Dr. Dalipi.
E treta, kolegja e re, H.Xhaferi, në shpëtimin e jetës së të cilës, ndoshta kam kontribuar falë fizikut tim, gjersa një xhandar po e godiste rëndë me shqelma në tërë trupin, sidomos në bark, duke e sharë me fjalët “Nema da rodis” (s’ke për të lindë më).
Kërkoj ndjesë nga këto tri femra që po i përmend, pa pasur aprovimin e tyre. Duke qenë se kaluan këto vite, dhe emrat e ndryshëm po ceken, besoj se asgjë s’do të përjetojnë ndonjë pasojë, nga kushdo qoftë.
Thënë shkurt, do të ishte e nevojëshme që fjala dhe rrëfimi i femrës të jet më i pranishëm, edhe për ato veprime aq të rënda, ku ato qëndruan denjësisht, krahpërkrah me meshkujt.
Duke e ruajtur prore kujtimin ndaj jushë, femra të vyera, do të ma kishte pasur ëndja një prani tuajën edhe më të madhe, edhe në këtë drejtim.