Preshevë, 16 prill  -Mbrëmë pas mesnatës nje dentist me emrin Driton Salihu, njeherit  pronar nje portali ka kërcnuar me jetë zëdhënësin e Kabinetit të Kryetarit të komunës së Preshevës, z.Abdulla Ahmedi, njofton siagora.net

Ngjarja ndodhi pak minuta pas mesnatës në moment kur u publikua një fotografie në facebook nga një mik i z.Ahmedi, përmes të cilës kuptohej se zëdhënësi i Kabinetit të Kryetarit të Preshevës, z.Abdulla Ahmedi ndodhej në kafiterinë “XL” në Preshevë, moment ky kur dentisit Driton Salihu arriti në vend dhe priste para hyrjes së kafiterisë për të vepruar. Pas pak më shumë se 20 minuta, Driton Salihu filloi që përmes personave të tjerë të dërgonte kërcnime z.Ahmedi se do ta priste jashta kafiterisë për të kryer një herë e për gjithmonë punën me të, gjë për të cilën kishte ardhur aty.

 

Zëdhënësi i Kabinetit të Kryetares së Preshevës, z.Ahmedi këtë kërcnim ka paraqitur në stacionin policor në Preshevë ku edhe me intervenimin e njësitit kujdestar lokal, udhëheqësi i portalit Driton Salihu është larguar pas qëndrimit të tijë rreth 1 orë para hyrjes së kafiterisë ku po qëndronte z.Ahmedi. Edhe pse Abdulla Ahmedi, për disa vite ishte njëri nga autorët e rregullt të portalit te tij. Problemi me udhëheqësin e këtij portali kishte filluar pasi që z.Ahmedi kundërshtonte emrimin e udhëheqësit te portalit ne fjalë në pozitën e ushtruesit të detyrës së zëvendës drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, gjë që ndodhi në mënyrë të paligjshme, ka shkruar ne vazhdim  siagora.ne.

 

Linçimi dhe shantazhi ndaj tij u intensifikua në momentin kur z.Ahmedi ishte personi më i zëshëm në kundërshtimin e udhëheqjes së komunës së Preshevës nga Shqiprim Arifi (kryetarit të Altirantiva për Ndryshim, parti të cilës i përket edhe Driton Salihu), dhe uzurpimit të paligjshëm të pronës publike, kryesisht koridorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë nga ana e Driton Salihut për të ndërtuar zyre për vete, gjë për të cilën kishin shkruar edhe gazeta dhe media të ndryshme si dhe është ngritur procedurë nga ana e policisë për uzurpimin e pronës publike.

SHPËRNDAJE