Ferizaj – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe deputetja Adelina Grainca, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas një vizite në Ferizaj, vazhduan agjendën e tyre në Kaçanik, ku vizituan fabrikën ATEX&MORE.
Kjo fabrikë, me pronar Burim Shehun – një mërgimtar i kthyer nga Belgjika, dhe me drejtore Albana Lika-Troni, është një shembull i shkëlqyer i zhvillimit të sektorit privat në Kosovë. Aktualisht, ATEX&MORE punëson 22 gra në sektorin e qepjes, duke eksportuar uniforma për spitalet e Belgjikës.
Deputetja Grainca e cilësoi këtë kompani si model suksesi për tërë regjionin, duke theksuar rëndësinë e iniciativave të tilla që krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në ekonominë e vendit.
“Ajo që po ndodh në ATEX&MORE është dëshmi e qartë se Kosova ka potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe për të qenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Rritja e vendeve të punës, të hyrave tatimore dhe pagës minimale janë vetëm disa nga masat që dëshmojnë arritjet e qeverisë sonë në sektorin privat,” theksoi Grainca.
Vizita në fabrikën ATEX&MORE vjen në një kohë kur Qeveria e Republikës së Kosovës po përqendrohet në promovimin e politikave që mbështesin ndërmarrjet private dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Deputetja Grainca dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje garantuan mbështetje për projekte të ngjashme, që fuqizojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të theksojë angazhimin e saj për më shumë punë të mira, duke promovuar një vizion që mbështet sektorin privat si një shtyllë kyçe të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.
#118LVV
#1AlbinKurti
#70AdelinaGrainca