Janë arrestuar aktivistët e PSD-së në Bibliotekën Kombëtare derisa po prisnin ministren Arbërie Ngavci, për t’ia dhënë “librezën e notave”.
Aktivistët e arrestuar janë Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi.
Ata bënë një aksion simbolik brenda bibliotekës, duke vendosur një librezë imituese në emër të ministres Nagavci.
PSD-ja në në librezë ka vendosur disa nota, që sipas tyre, tregojnë vlerësimet e arritjeve në mandatin e saj si ministre e Arsimit.
Me ketë rast, Nol Nushi ka thënë se me këtë po tregojnë se kush po e udhëheq arsimin në Kosovë.