Kosova si vend ende i pa integruar në shoqërinë Evropiane, ndër gjerat e shumta që i mungojnë, qoftë në treg apo edhe në sferat tjera të jetës, është edhe produktet kualitative, apo siguria të cilën rrallë biznese e ofrojnë, për produktet e tyre se janë origjinale, ku nuk duhet të frigohesh të bleshë produkte të cilësisë se garantuar.
Ekzisotjnë, së fundi është në rritje në fakt trendi i kosovarëve që nga perëndimi, nga vendi ku punojnë e veprojnë, në Kosovë të sjellin jo vetëm përvojat e tyre të fituara atje, por edhe pak Gjermani, pak Zvicër, pak Austri, pra pak Evropë.
I tillë është Argjenti nga Prizreni, i cili ka tetë (8) vite që jeton në Austri dhe përveq punës që bën atje, ai ka vendosur që ndihmën ndaj familjes, ndaj vëllezërve ta bëjë jo duke iu dërguar para, por duke I stimuluar që të angazhohen e të punojnë.
Argjenti në Prizren e ka hapur shitoren me produkte origjinale të cilat i sjellë nga Austria, kryesisht atlete, këpucë, apo edhe veshmbathje, të cilat përveq se janë origjinale, janë edhe goxha unike, kjo pasi që nuk ka seri të një modele, pra, një model të cilin e blenë tek “VEVA SSHOES” në Prizren, është problem tua shohësh shumë personave veshur.
Për tu njoftuar më shumë me Argjentin, por edhe me punën që ai bën në Austri si dhe të na njoftojë më shumë në lidhje me biznesin e tij në Prizren, ne kemi zhvilluar një bisedë me të, ku me shumë rrespekt, Argjenti ka folur si për vështirësitë që ka pasur në fillim në Austri, ashtu edhe për kënaqësinë që sot e ndien që ia ka dal që në Kosovë të sjellë sado pak Austri.
“Presheva Jonë”: Argjent, sa kohë keni që jeni ni Austri, sa e keni pasur të vështirë që të adaptoheni atje?
Unë në Austri jetoj prej vitit 2015-të, sigurisht që në fillim ka qenë e vështirë, por, duke e falemnderuar Zotin, shumë shpejt jam integruar në shoqërinë atje, si në aspektin e punës, ashtu edhe në gjuhë, kjo edhe sepse në aspektin e jetës, për mua nuk ka qenë ndonjë ndryshim shumë i madh.
“Presheva Jonë”: Si ju erdhi ideja që në Kosovë të hapni një biznes me gjëra origjinale nga Austria, kush ua rekomandoi?
Duke pasur parasyshë që unë vetë kam jetuar në Kosovë, duke e ditur se në Kosovë mungon kualiteti i dorës së parë, pra i origjinales, duke pas parasyshë se në Kosovë, mbi 95% e produkteve vijnë nga Kina apo Turqia të cilat nuk janë origjinale e cilësore, e në anën tjetër pra nevojën dhe kërkesën që qytetarët të kenë qasje tek produktet origjinale, vendosa që të bëj dikca në këtë drejtim dhe kështu fillova.
“Presheva Jonë”: A ja ka vlejte I gjithë mundi, sa jeni të kënaqur?
Sigurisht se ja ka vlejtur, sic e ceka më lartë, qytetarët gjithnjë kanë qenë në kërkim të origjinales, ne ua sollëm këtë dhe tash nevoitet vetën puna. Kemi bë tri vite me këtë biznes dhe padyshim se jemi të kënaqur, po ecën shumë, shumë mirë.
“Presheva Jonë”: A ju ndihmon dikush në Kosovë, si funksionon tek ju të bërit biznes?
Shiko, ne e gjithë familja gati jemi të shpërndarë nëpër Evrope, Austri, Gjermani, Zvicër dhe të gjithë jemi të koordinuar në punë, e ndihmojmë njëri tjetrin, njejtë edhe në Kosovë ata që janë, punojmë bashkë, ia zgjasim dorën njëri tjetrin, që të gjithë të kemi një jetë më të mirë.
“Presheva Jonë”: A garantoni për cilësi në produktet e juaja, a mund të gjinden gjëra jo origjinale tek ju ?
Po, me garancë 100% ju siguroj se produktet tona janë absolutisht origjinale. Dëshmi për këtë janë padyshim klientët tanë nga e mbarë trojet, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës etj, të cilët nëse njëherë kanë marrë produktet nga ne, nuk na kanë ndërruar asnjëherë.
Për momentin gjindemi me lokacion vetëm në Prizren, por, jemi të hapur të punojmë edhe në qytete tjera, ku po i mendojmë mundësitë. Një gjë shumë e rëndësishme sot në treg është prania online me produkte, për cka ne jemi “on top” dhe bëjmë shumë shitje online, për këtë arsye mund të them se jemi veq në secilin qytet jo vetëm të Kosovës, por gjithëandej.
Pra, është kjo një histori interesante suksesi e një djali të ri në perëndim, i cili përveq punës së lodhshme që bënë atje, ka menduar që duke sjellë gjëra të bukura në vendlindje, të ndihmojë anëtarët e tjerë të familjes, duke iu siguruar një vend pune.
Ky do të duhej të ishte një mesazh i fortë për të gjithë ata që marrin rrugën e kurbetit, apo që vetëm janë tashmë atje, se vendlindjen, atdheun duhet ta ndihmojnë, sado që gjatë rrugës mund të ketë sakrifica, në fund, ja vlenë…!