Dr.Armend Kadriu, president i bordit, njëherit pronar i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës iakuzon direkt Gazmend Arifi, Tefta Sylejmani e disa të tjere…te cilët në emër të Universitetit tonë kanë abuzuar e marrur mbi 120 mijjë euro prindërve dhe studentëve në Luginën e Preshevës pa shej pa dokë, duke lëshuar vërtetime, faktura e dokumente tjera të fallcifikuara…”. Ndërsa. Gazmend Arifi të githa këto i hudh poshtë dhe i konsideron të pabaza dhe me prapavijë politike, ku pushtetarët e komunës së Preshevës kanë futur hundët..”
Strugë,Preshevë, 19 nëntor/ AIK-Presheva Jonë
“Dua të deklaroj publiikiisht se asnjëri e as tjetri nuk kanë pasur kurrëfarë funksioni dhe nuk kanë në degën e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës me seli në Preshevë..Në fakt Tefta ka pasur një kontratë vetëm njëvjecare si përkthyese e anglishtes e asgjë më shumë. Vetëm ata dy, mund ta dijnë se kujt i kanë marrur dhe ku i kanë lënë atë shumë të holllash“, ka deklaruar sot prof.dr.Armend Kadriu, kryetar i bordit të UNS.
Prof.Dr.Armend Kadriu, president i bordit të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës
Dr.Armend Kadriu, president i bordit, njëherit pronar i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës i cili ka degën edhe në Preshevë me rreth 100 studentë, sot ka njoftuar agjencinë informative „Presheva Jonë“ për „zhdukjen e rreth 120 mijë eurosh nga disa persona të pa përgjegjshëm në Preshevë, pikërisht nga Gazmend Arifi, Tefta Sylejmani e disa të tjere…te cilët në emër të Universitetit tonë kanë abuzuar e marrur mbi 120 mijjë euro prindërve dhe studentëve në Luginën e Preshevës pa shej pa dokë, duke lëshuar vërtetime, faktura e dokumente tjera të fallcifikuara
Ndërsa, Gazmend Arifi i cili prezentohet për agjencinë „Presheva Jonë“ si drejtor ekzekutiv i Universitetit në fjalë me seli në Preshevë i ka deklaruar agjencisë sonë se „ne nuk i kemi borxh askujt dhe fjalët rreth univerisitetit tonë janë spekulime dhe me prapavijë ku pushteti lokal i komunës së Preshevës ka futur hundët..“ Madje sipas z.Arifi problemi „pjellë menjëherë pas emërimiit të një drejtori të ri i cili pas pesë ditësh në krye të detyrës, studentët kanë protestuar dhe kanë kërkuar shkarkimin e tij..Fjala këtu është për një djal nga Somolica Bedri Beqiri i emëruar si drejtor i po këtij universiteti ku jam edhe unë drejtor, nga bordi i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës në bashkepunim me disa individë të pushtetit lokal të komunës së Preshevës.“
Gazmend Arifi: Akuza të pabaza dhe me prapavijë politike, ku pushtetarët e komunës së Preshevës kanë futur hundët
Meqë përfolet edhe emri i Tefta Sylejmanit, lidhur me këtë aferë ajo i ka deklaruar agjencisë „Presheva Jonë“ se „mua më kanë futur kot si personazh në këtë tollovi, cka as unë vet nuik di cka po zihet aty. Mundë t’ju them se aty flitet për një shumë parash prej 20, 50, 100 e 120 mijë eurosh. Për gjitha këto mund t‘ju flasë më gjerësisht vetëm Gazmend Arifi, sepse une s’kam kurrëfarë kompetencash të flasë për këto cfare po flitet në qarshinë tonë.“
Sa janë në hall pronari i këtij Universiteti Ndërkombëtar të Strugës z.Arben Kadriu po aq në siklet janë edhe Gazmend Arifi me Tefta Sylejmani, por më shumti janë ra n’hallë dhe në udhëkryqe studentët dhe pridërit që kanë investuar për bijtë dhe bijat e tyre. Prindërit e studentëve të Luginës së Preshevës nuk ju intereson se kush është Armendi, Tefta e as Gazmendi, por kerkojnë të shkollohen fëmijët e tyre, pra diplomat pas katër vitesh ose paratë…