Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mund t`i dalë punë me Presidentin e sapozgjedhur Hashim Thaçi. Pauzat gjatë procesit të votimit të Presidentit, po konsiderohen si një rast mjaft i volitshëm për subjektet politike opozitare, në mënyrë që ato ta kontestojnë zgjedhjet e Thaçit në këtë post. Thaci dhe votat për president. Trasnskripti i bisedave telefonike: Presione, kercnime, shantazhe nga capo Thaci-Mustafa
Ndyrshje Isa Mustafa keto akuza i ka ka mohuar gjoja nuk paska bërë presion tek deputetët e LDK-së që ta votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës. kurse deputetet e tij (LDKe Rugovës ) qe nuk i ka n’dore apo te cilet nuk kane te vrare asnje nga fraksioni i tyre politik (PDK e Thacit) me te cilet eshte lidhur, binjakezuar LDK e Mustafës e thone të kudnertën…
Në lidhje me këtë Isa Mustafa per ta larë veten paska thenë sot, se “me zgjedhjen e presidentit kanë evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do ta qonin vendin në anarki.” qe ne fakt mediat boterore flasin ndyrshe se mu kjo qeveri e ka futur shtetin ne anarki dha kaos per shkak të implikimit e kreut te qeverise ne krimin e organizuar, me korupcion dhe vrasje…
Mustafa, ka folur dhe për akuzat që opozita po bën ndaj koalicionit qeveritar, sa i përket procesit të zgjedhjes së presidentit. Mustafa tha se askush nuk u frikësohet zgjedhjeve të reja, por se nuk ka kushte për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Mustafa: S’kemi bërë presion tek deputetet
“Sa i përket deputetëve, ne asnjë presion te deputetët nuk e kemi zhvilluar. Deputetët votojnë vetë. Ata kanë votuar për atë dhe me bindje të plotë të deputetëve është zgjedhur presidenti i Republikës së Kosovës. Ne në këtë rast e kemi zgjedhur presidentin, sepse është dashur të zgjidhet presidenti i vendit. Kemi siguruar kontinuitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e kemi shpëtuar vendin nga shkuarja në zgjedhje të reja të cilat do të na qonin në anarki. Sepse nuk ka kushte të mbahen zgjedhje të reja. Për ndryshe, po të kishte kushte askush nuk i frikësohet zgjedhjeve”, tha Mustafa.
Ndërsa thotë se opozita mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, që t’i verifikojë akuzat e saj, sipas të cilave procesi i zgjedhjes së presidentit ka qenë antikushtetues. Ndërsa thotë se ky proces ka qenë transparent dhe krejtësisht kushtetues.