Preshevë, 26 mars  -Më në fund demarkacioni kaloi si kaloi (21 mars) në Kuvendin e Kosovës, pa snje ser deshtimesh e polemikash. Kjo marrëveshje kaloj me 80 pro, dhe më këtë numër votash si e tillë është e ratifikuar. PO-ja e djeshme e kuvendarëve kosovar eshte pershendetur nga SHBA-të dhe BE. Akti i arritjes se kesej marreveshje vec gjerave pozitive, mund te kete edhe ato negative, madje katastrofale dhe shume te rrezikshme për demografine e ketij vendi me te vogel ne ballkan, Kosoves me vetem 1.8 milion banore.

 

Me liberalizimin e vizave, rreth 500 mijë emigrantë mund të ikin nga Kosova, drejt vendeve të BE-së. Vetëm në Zvicër rreth 100 mijë…

Image associée

Demarkacionin  disa e konsiderohet histerike, por per shumicen dicka historike, me shpresë për qytetarët e Kosovës të cilët që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ju është premtuar që të kenë liberalizimin e vizave.  Pas arritjes se marreveshjes se demarkacionit, autoritetet kosovare presin liberazimin e visave nga Brukseli. Por diplomate dhe eksperte nderkombëtar ne kete drejtim nuk jane aq shume optimist sa kosovaret, qe Kosova do te fitoj shpejte siq paramendohet, liberalizimi i vizave.

Bile, sipas tyre nese jepet tash veres liberalizmi i vizave, siq flitet ne mediat proqeveritare ne Kosovë, paralajmerojne nje eksod masiv nga Kosova drejt vendeve te BE-së. Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” pas liberalizmit te vizave pritet qe rreth 500.000 mije kosovare te leshojne vendin e tyre per të kekruar strehim ne vendet e BE-së. Vetem ne Zvicer per shkak lidhjeve familjare pritet te arrijne mbi 50.000 apo ne Gjermani mbi 200.000 emigrante nga Kosova, ka shkruar agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”.

Jemi deshmitar se këto vitet e fundit nga kriza ekonomike e politike qe percollën Kosovën si ne kohen e qeverise Hashim Thacit ashtu edhe te Isa Mustafa (PDK-LDK) per shkak papunësise së madhe, paperspektives nga Kosova, ka pasur disa flukse te eksodit, ku mijera emigrante shqiptare mesyen drejt vendeve te BE-së edhe ate pemes Serbisë nese kujtojme vitin 2014 ku Kosove e leshuan rreth 200 mije kosovar.

Pra, pas demarkacionit, me libarilizimin e vizave, Kosoven e pret nje rrezik tjeter i madh, ai i zbrazjes se vendit, qe ne diplomacise ky do te quhet nje “spastrim entik” indirekt. Themi kështu sepse rinia kosovare, pas ratifikimin te demarkacionit me nje kembe po pret libaralizmin e vizave per te ikur nga Kosova. Diplomatë perendimor dhe eksprete te migracionit ne Bruksel dhe Gjeneve palarmojnë se pas liberalzimit te vizave ne Kosovë do të shkaktoj  fluks të ri të qytetarëve që po planifikojnë largimin nga vendi.

Një diplomat europerëndimor nga Brukseli i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se “posedojme informacione te sakta nga shërbimet tona se pas liberalzimit te vizave ne Kosovë do te pasoje një valë e re me ikje masovike te qytetarëve të Kosovës nga vendi i tyre. Prandaj, Brukseli, vendet perendimore jane te vetedijshme per kete fenomen dhe se nuk jane ne gjendje te bejne liberalizimin e vizave kosovare menjehere, as ne kët vit, siq menojne lideret kosovar ne Prishtinë, sepse mund t’ju del bumerang, ta paguajne shtrenjtë vershimin e mijera emigrantëve kosovar drejt vendeve te BE-së, ne kohen kur nga atje po i kthejne emigrantet nga ballkani…”

Themi keshte , sepse nese para 2-3 vitesh Kosoven e leshuan rreth 200 mije kosovare edhe ate ilegalish, pa viza, tash merre me mend me rastin e liberalizmit te vizave, cfare dom te ndodhte?! Dhe a do te dilte dikush se do te mund t’i ndalte ket eksod masiv nga Kosova?!, skena te cilat do te ngjajne me ato te Shqipërise te viteve 1991

Nese ky eksod vazhdon keshtu, Kosoves nuk i neviten me shume edhe dy-tre turre te ngjajshme te flukseve te fundit me emigrante dhe te zbrazet Kosova e te mbetet vetëm me nje 1 milionë banore?! Themi kështu sepse Kosova nuk eshte Kine, por ka vetem 1.8 milion banore, ka shjkruar ne fund agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

SHPËRNDAJE