Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmin e bën me dije vetë presidenti serb Vuçiç në një postim në rrjetet sociale.

“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë ju duam!”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

SHPËRNDAJE