Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica e ka falënderuar mërgatën pë mbështetjen ndaj partisë më të vjetër në vend.
Ajo tha se sipas strukturave partiake, 20 mijë nga rreth 60 mijë mërgimtarë të regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, janë mbështetës të LDK-së.
“Strukturat tona na konfirmojnë që deri tash, së paku 25,000 nga të regjistruarit në mërgatë janë mbështetësit tonë, duke bërë kështu LDK-në të prijë në mërgatë”, shkroi Kica në një postim në Facebook.
Deputetja u bëri thirrje atyre që nuk janë regjistruar ende për të votuar nga jashtë vendit, që ta bëjnë këtë.
“Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë deri në mbyllje të afatit për regjistrim! REGJISTROHU! BËHU NDRYSHIMI!”.