Preshevë, 10 tetor -Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi ka hedhur sot poshtë akuzat në Prokurorinë për krim të organizuar në Beograd se ishte përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe.
Ai akuzohej nga prokuroria serbe për dëbimin e familjes Milivojeviq më 1 korrik të vitit 1999 në një fshat afër Lipjanit.
“Në atë kohë, 15 ditë nuk kam qenë atje. Me gruan time unë kam qenë në muaj të mjaltit në Fushë Kosovë. Në një gjë të tillë nuk kam marrë pjesë”, ka theksuar Thaçi.
Nehat Thaqi ne Beograd para Gjykatës Speciale, rrezikon 15 vjet burgim
Gjykata Speciale në Berograd gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje drejtorin e Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqin.
Thaçi me fillim nga ora 11, ka pasur të dalë para Gjykatës Speciale në Beograd. Ndërsa sipas konfirmimit nga ky medium në Prokurorinë e Lartë në Nish, juridiksioni mbi këtë rast ka pohuar ndjekjen e tij për krim të organizuar. Thaçi është i dyshuar për veprën penale të terrorizmit, për të cilën gjë sipas raportimeve mund të dënohet deri në 15 vite burgim.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Thaçi, është arrestuar me 29 shtator dhe i është caktuar masa e paraburgimit në burgun e Nishit për 31 ditë.
Sot ne Beograd, drejtori i policisë së Mitrovicës, Thaci del përpara prokurorit serb
Drejtori i policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi i akuzuar për “terrorizëm” nesër do të dal para prokurorit serb për krime. Rasti do të merret para Departamentit të Veçantë të Gjykatës së Lartë në Beograd, njofton “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve nga ministria publike.
Pas arrestimit të javës së kaluar në kalimin nga Kosova në Serbi, drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë Thaçi duhet të transportohet nga Nishi në Beograd.
Thaçi nga Serbia, duke e paraqitur si pjesëtar i UÇK-së është akuzuar për “terrorizem”, menjëherë pas luftës, siç thuhet “në një shtëpi serbe në Lipjan dhe kërcënuar anëtarët e familjes me qëllim për të shkaktuar pasiguri në mesin e serbëve të Kosovës.”