Preshevë- 28 prill -Raportimi nga agjencia e lajmeve Presheva jonë, se Haradinaj ka thënë se është i gatshëm ta vizitojë Preshevën, por edhe Beogradin dhe ta prezantonte shtetin e Kosovës në ndonjë samit ndërkombëtar, nëse ftohet, ka bërë bujë të madhe në mediat e Serbisë (Tanjug, B92,Kurir, Telegraf, Blic, Sputinik, Vecernje Novosti etj..)
Personalitetet dhe mediat serbe vazhdojne te merren me gatishmerine e Haradinajt per ta vizituar Presheven. Sot flet edhe Drencun
“Jo vetëm Preshevën, por jam i gatshëm të vizitoj edhe Beogradin, të prezantoj shtetin tim në ndonjë samit ndërkombëtar, nëse ftohem. Fundja vetëm me takime dhe vizita të ndërsjellta mes kryeministrave në rajon mund t’i kontribuojmë paqes dhe stabilitetit, në të rast fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, sic jemi në Kosova me Serbinë dhe vendet ne rajon”, ka thënë kryeministri i Kosovës..” shkruan fillimisht “Sputnik” , duke ju referuar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”
Por, Ministri i brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që të arrestohet nëse ai vjen, sepse urdhër gjykata vendase për të mbetet në fuqi. Kryeministri kosovar dje permes agjencis se lajmeve “Presheva Jonë” ishte shprehur i gatshem te vizitoj Presheven , madje edhe Beogradin ne fymen e bashkepunimit mes dy vendeve fiqnjsore dhe favor te paqes dhe stabiliteti ne rajon.
Pas Shefit te PB Stefanovic, sot ka reaguar edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun. Ai per RTS ka then se voizita e Ramush Haradinaj ne Preshve është një provokim.
“Ju e dini se çfarë është krimineli Haradinaj dhe ju e thirrni që të hyni. Një shqiptar ka dërguar një ftese në dorë”, tha Drecun për RTS.