franceeeYohan Cabaye ka thënë se Franca është e motivuar më shumë se kurrë më parë për të triumfuar në Euro 2016

Ish mesfushori i PSG’së, Yohan Cabaye, ka thënë se Franca duhet ta fitojë Evropianin për t’i nderuar viktimat e Parisit që humbën jetën mbi 130 persona në nëntor të vitit të kaluar pas sulmeve terroriste nga ISIS.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë një moment që nuk harrohet lehtë”, ka thënë Cabaye për BBC.

“Në atë moment të vështirë, ne u bëmë së bashku për t’i treguar të gjithëve se jemi të gatshëm të luftojmë për vendin tonë. Ne dhe tifozët do të mendojmë në Euro 2016 se çfarë në të vërtetë ndodhi në nëntor të vitit të kaluar dhe do të ishte mirë që ta fitonim Evropianin për gjitha ato viktima që humbën jetën atë mbrëmje”, ka shtuar më tej mesfushori francez.

https://youtu.be/5XD8HE_DAHQ

SHPËRNDAJE