Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Tiranë, ku është pritur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka me bashkëpunëtorë. Kjo vizitë ishte programuar më herët me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe realizimit të projekteve të përbashkëta të dy federatave simotra.
Në këtë vizitë krerët e të dy federatave biseduan për strategjinë e futbollit në të dyja vendet tona si dhe për edukimin e kuadrove të trajnerëve e gjyqtarëve, por edhe për projektin garës së përbashkët të Kupës ‘Nëna Terezë’, që nuk arriti të kurorëzohet këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, por që synohet të jetësohet në të ardhmen e afërt. KE i FFK- së vizitoi stadiumin “Air Albania” që është projekti më gjigant infrastrukturor i futbollit shqiptar në vitet e fundit.
#FSHF 👐 #FFKKosova
#AirAlbaniaStadium
💪 🇦🇱 ⚽️ 🇽🇰