Mengjesin e ditës së sotme, Armando Duka paska vendosur ta shokojë mbarë opinionin publik shqiptarë me një marrëveshje “gjentëlmenësh” që paska bërë me Federatën e Futbollit të Serbisë, si president i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, duke zyrtarizuar kandidaturën e përbashkët të Shqipërisë dhe Serbisë që të organizojnë turneun e ardhshëm të Kampionatit Evropian U21, për vitin 2027.
Shpjegimi i z. Duka është Kosova paska qenë opsioni i parë, por, pasi që z. Duka e paska kuptuar se Kosova nuk i plotësoka kushtet, paska vendosur që ta thërras “fqinjin” e sajë,Serbinë.
z. Duka ndoshta shqiptarët e Kosovës i duken inferiorë e tani si zv. President i UEFA-së e sheh veten superiorë e që nuk duhet pyetur askë për vendime kaq të mëdha e të pakuptimta, duhet ta dijë se shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës Lindore nuk do ta kapërdiejn kaq lehtë një akt katastrofal, madje ne duhet të presim edhe reagimin e opinionit shqiptarë, pasi që besojmë se edhe Shqipëria nuk e ka harruar 2014-tën, kur Marakana e Beogradit përpak sa nuk u shëndërruar në “kasaphane” për djelmoshat shqiptarë.
Armando Duka duhet të ndihet i turpëruar para Etrit Berishës, Berat Xhemshitit, Mirlind Dakut, Arbnor Mujës, Jasir Hasanit e Nedim Bajramit të cilët duke na “treguar” të gjithëve se sa patriotë janë, mohuan të përfaqëojnë Kosovën, për një kombëtare më “shqiptare”. Duka duhet të shpregohet patjetër se cfarë lojra të pista janë këto, kush e ka nxitur?
A mos po ia lanë “borgjin” Edi Ramës, pasi para 2 viteve, ky i fundit ja hoqi qafe Erion Veliajn i cili i kishte “shpallur luftë” z. Duka?
Fakti që ka ardhë punë që z. Duka ta mendojë një bashkëpunim të tillë me Fedetarën e Futbollit Serb, i bie se të dya federatat kanë raporte të mira mes vete, në këtë pikë duhet shtrohet një pyetje për z. Duka.
Pse z. President raportet e mira me Federatën e Futbollit të Serbisë nuk po i shfrytëzon që ta nxisës këtë të fundit që shqiptarëve të Preshevës tua ndërtojnë një terren stërvitor modern, sic janë të tillë prej Novi Sadit e deri në Vranjë, vendbanimin e fundit me serb.
Nëse z. Duka nuk tërhiqet nga kjo cmenduri e pakuptim, a do të ishte përfundimisht e rrugës që shqiptarët e trojeve jashtë shqipërisë përfundimisht ta marrin mesazhin e duhur se a duhet të luajnë për Kosovën e larë në gjakë nga Serbia, apo për Shqipërinë që aq shumë e duam, por që për dikë si z. Duka, nuk është problem nëse gjaku bëhet ujë.
z. Dukas nuk ia ka borgj Kosova që në emër të Shqipërisë të cilën aq shumë e duam, të lëndohemi kaq shumë. Cila do të ishte përgjigja e z. Duka nëse nesër Kosova si e kualifikuar në EURO2027 t’i duhej të luante në ndonjë qytet të Serbisë, e Serbia të refuzonte? A ia ka tërhequr ndonjë herë z. Duka vëretjen homologut të tijë serb për ekzistencën e federatës paralele të futbollit serb në Kosovë, të cilën deri vonë e ka udhëhequr krimineli Radojciq?
Këto dhe shumë përgjigje tjera deshi apo nuk deshi, z. Duka duhet të ua japë shqiptarëve, sepse Serbia si një shtet gjenocidal ndaj Kosovës, ende i ka duart me gjakë të shqiptarëve, të po atyre shqiptarëve të Lidhjes së Prizrenit së viti 1878, e të po atyre shqiptarëve nga trojet që iu bashkangjitën Ismajl Qemajlit në Vlorën e vitit 1912. Duhet të përgjigjet z. Duka se pse nuk provoi që kampionatin ta organizojë me Maqedoninë, Malin e Zi. Greqinë, Kroacionë, Slloveninë, por iu desh Serbia, pra Serbia që ende i ka duart me gjakë të shqiptarëve.

SHPËRNDAJE