Armand Duka është rizgjedhur president i FSHF për herë të gjashtë teksa mposhti në këtë garë dy kandidatët e tjerë, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha. Duka u rizgjodh me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme teksa nga 43 votues, fitoi 37 vota, kundër vetëm katër që mori Starova ndërsa nuk pati asnjë votë pro Shakohoxhës.
Fjala e Dukës pasi u rizgjodh president:
“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do ti respektoj dhe do të mundohem ti korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”.