Ballina Lajme Kronikë e zezë Duke ikur nga policia, vdes kosovari dhe dy të tjerë  

Duke ikur nga policia, vdes kosovari dhe dy të tjerë  

0

Ikja nga patrulla e policisë në orët e para të ditës së djeshme në Filderstadt-Plattenhardt të Gjermanisë ka përfunduar tragjikisht për tre të rinj.

Ngasësi i veturës, pas kërkesës që policia i bëri të ndalej, nuk është ndalur dhe ka vazhduar ikjen me shpejtësi, shkruan rtf1.de.

Para kësaj, Mercedesi ishte duke ecur me 182 kilometra në orë në vend të 120, sa lejohej në atë rrugë dhe kështu ishte fotografuar nga radari.

Në vazhdim, makina, pa e ulur shpejtësinë, ka vazhduar në drejtimin Reutlingen/Tübingen, transmeton albinfo.ch.

Pak më pas, automobili i dalë nga kontrolli, ka goditur mbrojtësen anësore të rrugës dhe ka kaluar matanë duke u përplasur në dy kamionë të parkuar.

Nga fuqia e përplasjes, nga makina është hedhur një person ende i paidentifikuar, i cili me atë rast ka vdekur. Po ashtu ka humbur jetën edhe një gjerman 23 vjeç dhe një kosovar 26 vjeç, të dy nga Willingen-Schweningeni.

Të dy këta persona kanë qenë të njohur nga policia si kryes të delikteve me narkotikë.

SHPËRNDAJE