Krimet komuniste pjesë e kujtesës kolektive të Evropës
Gjenevë, 17 dhjetor (DW/ Presheva Jonë)
Gjashtë shtete që kanë qenë anëtarë të ish-bllokut lindor komunist, i kanë
kërkuar Komisionit të BE-së ndalimin në të gjithë Evropën të mohimit të krimeve
komuniste. Ministrat e Jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë kanë kërkuar në një letër zyrtare të dërguar më 14 dhjetor Komisares Evropianë për Çështje të Drejtësisë Viviane Reding, të dënojë “miratimin publik, mohimin dhe trivializimin e krimeve totalitare.” Matthew Newman, zëdhënës i
Komisares së BE-së thotë: “Ne e marrim shumë seriozisht këtë kërkesë. Krimet e
regjimeve totalitare janë pjesë e kujtesës kolektive të Evropës”. Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Karel Schwarzenberg, ministri i Jashtëm çek Për krimin duhet të vlejnë të njëjtat norma.
Letra e vendeve ish-komuniste të BE-së, e ka nismën tek iniciativa e ministrit
të Jashtëm lituanez, Audronius Azubalis. Gjashtë ministrat e bazojnë këtë tek
mohimi i Holokaustit, i cili është i dënueshëm si në Gjermani ashtu edhe në
shumë vende të tjera. “Mohimi i çdo krimi ndërkombëtar duhet t`i nënshtrohet të
njëjtave norma, për të shmangur rehabilitimin dhe ringjalljen e ideologjive
totalitare”, shkruan Azubalis.
Ai është i bindur se shqetësimet e shteteve të reja anëtare të BE-së, duhet të
merren seriozisht nga Brukseli. Të gjithë i dinë krimet e nacionalsocializmit,
por vetëm një pjesë e Evropës është e vetëdijshme për krimet e komunizmit, thotë Azubalis. Një pozicionim i ngjashëm vjen edhe nga ministri i Jashtëm çek, Karel
Schwarzenberg. Schwarzenberg është i mendimit se të dy sistemet totalitare duhet
të maten me të njëjtin kut. Për të si Hitleri ashtu edhe Stalini kanë qenë
vrasës, dhe ata që i kanë shërbyer atyre bashkëfajtorë.Bildunterschrift:
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Historiani dhe shkrimtari
rumun, Marius Oprea Komisioni Evropian në Bruksel angazhohet
Historiani dhe shkrimtari rumun Marius Oprea, ish-president i Institutit
Shtetëror për Hetimin e Krimeve Komuniste në Rumani, drejton tani një organizatë
joqeveritare me këtë objektiv dhe ka inicuar që në shkurt të 2010, një
“Deklaratë të Pragës” për këtë temë: “Ne kërkojmë që krimet komuniste të
trajtohen njësoj si Holocaust-i, që do të thotë se krimet nga koha e regjimit
komunist duhet të trajtohen para drejtësisë në të njëjtën mënyrë. Veprat e tyre
nuk duhet të deklarohen se u ka kaluar koha, me këtë problem konfrontohemi të
gjithë në ish vendet komuniste. Ne kërkojmë drejtësinë ligjore, jo vetëm
dëmshpërblim moral. Ata që kanë kryer vrasje në emër të komunizmit, duhet të
dënohen. Është e papranueshme, që ne të jetojmë bashkë me vrasësit dhe
kriminelët. Ata janë kriminelë që kanë kryer vrasje dhe tortura në emër të një
ideologjie. Çfarë i dallon ata nga nazistët? Asgjë!”Bildunterschrift:
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Komisarja evropianë për
çështje të drejtësisë, Viviane Reding
Tani me këtë temë merret Komisioni në Bruksel. Ende nuk dihet nëse do të arrihet të shpallet ndalimi i mohimit të krimeve komuniste. Matthew Newman shprehet me
kujdes: “Që kur kemi marrë kërkesën, jemi duke punuar në përpilimin e një
raporti që do të përfundojë që këtë vit. Në këtë raport do të përcaktohet, nëse
jemi në gjendje të dënojmë njerëz, që mohojnë krimet e regjimeve totalitare.”