Nuk shihen, as s’preken
por ndjehen
Të fshehur janë,
e sheshazi rrinë.
Shumica vdesin
pa i parë, pa i njohur
pa i ndjerë
Kurrë pa i shijuar
Mëkat..
Ata shohin gjëra
që nuk fshihen se
shohin thellë në shpirt.
Zemër ne dy ende jetojmë për dhe pranë njëri-tjetrit
dashurin tonë ende e shfryjmë
në trupat e dikujt tjetër.
Gona Gashi
Dy zemra për një burrë
Pashë atë hënë
që po zgërdhihet
në frengji
pse erdhe dhe u përbirove
nëpër shtatë drynat e shpirtit tem
e me nurin tënd më përhane.
E ç’tu desht
që qele hajnisht derën e odës
time prej burri
e nga hasra e gjerdekut
si të mos e kisha dasht kurrë gruen
E si nuk të erdh gjunah
lumturisë time me i ra çati
kur isha tu e pa rritën e fëmijëve
në pëllëmb të dorës, bashkë me ftojë.
Prej ditës së shmitrit
kur erdhe, hyre pa trokit
për çdo mbrëmje e çdo mëngjes
hija jote kafën në oxhak ma pjek
në filxhanin që syve tu u përngjan
Po un gëlltit xeher
të përzir me gacat r dhimbjës
e prushin e mallit
që ja ktheva shpinën robëve të mi,
i shashtrisun mendsh
U habita
mbeta duke të shikuar ty
me sy të verbum
Tash nuk më ka mbetur më mushkri
as me ja dhënë lahutës
as me mbush gypin e jetës me frymë
pa frymën tënde
që kullën me temel po ma djeg
E nëpërmjet dy zjarreve
kam mbetur, shitue reje
për atë diell, vetës nuk po i gjejë dalje
Veç në vrafsha hënën
në vend teje.
E.z.E
Marrë nga vellimi i fundit me poezi (” Stërpikat e Qumështit ” ) nga autorja Gona Gashi, poete
DY FJALË PER POETEN TONE TE NJOHUR GONA GASHI
Poetja e fjalës së shkruar erotike posa ka botuar librin e saj të tretë me radhë. Ne fillim te këtij muaji ajo beri promovimin e librit të saj ne parnine e shume krijuesve, dashamireve te lertrave dhe vargjeve shqipe me titullin ”Stërpikat e Qumështit” në Biblotekën e Qytetit “Hajdin Berisha”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Pas “Meditime Rinore” dhe “Udhëtim nëpër Parajsë” nga autorja Antigona Gashi neser per lexuesin shqiptare autorja e vetme në Kosove me ketij lloj zhanri krijues, vjen me librin e trete. “Stërpikat e Qumështit ” titullohet libri i radhes i Antigona Gashi. Libri posa ka dalur në shitje pas prmovimit në Suhareke,. pritet te behet pastaj edhe në Prishtinë, Zvicer e gjetiu..