angelinaPreshevë, 15 mars  -Mediat ndërkombëtare kanë shkruar sot se në orët e para të mëngjesit ka arritur në Greqi aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie. Ajo sot duke krahasuar eksodin sirianë me atë në Kosovë ka pohuar se  “Sot këto skena në Greqi të emigrantëve i kam parë edhe në Kosovë, Bosnjë. Unë kam ndërmend, sikur në Kosovë, t’ju ndihmojë edhe emigrantëve sirianë në Greqi dhe refugjatëve të tjerë në botë”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

jolieee

Angelina Jolie ka kërkuar ndihmën e organizatave ndërkombëtare për refugjatët që të nxjerrin nga kriza refugjatët sirianë të cilët po vuajnë shumë pas largimit nga Siria dhe Iraku. Humanistja e njohur ka në plan që të vizitojë kampet e refugjatëve në Moriah dhe Kara Tepe. Ylli i Hoollivudit dhe humanistja Jolie, e cila është ambasadore e OKB-së, ka pohuar se “si sot më kujtohet kur isha në Kosovë në mesin e të zhvendosurve. Isha e tronditur nga kushtet e refugjatëve në rajon”. Ambasadorja  e OKB-së e vullnetit të mirë edhe kësaj radhe në Gjenevë ka përmendur Kosovën, duke folur për vuajtjet e refugjatëve në botë, të cilën gjë e kishin  përjetuar edhe shqiptarët etnik nën regjimin e Serbisë. Do shtuar se Angelina Jolie nga gushti 2001, udhëhoqi më shumë se 40 misione në terren përfshirë këtu edhe Kosovën

 

 

SHPËRNDAJE