Kur jemi në prag të ndeshjeve të Marsit të kombëtares së Kosovës, por edhe të emrimit të trainerit të ri të Kosovës A meshkuj, kemi parë të shfaqen në publik dy kandidatura për të parin e FFK-së, këto kandidatura sikur të sinkronizuara pas një lajmi nga një portal i cili është cilësuar si jo kredibil, në lidhje me një skandal sic është raportuar, për një tentim kurrdisje të një ndeshje të Kosovës u21, në vitin 2016, kohë kur në krye të FFK-së ka qenë legjenda Fadil Vokrri.

A shpallë UEFA suspendime “tinza” a është e mundur kjo?!

Njëri nga kandidatët, biznesmeni z. Remzi Ejupi njëri ndër aksionarët e KF Prishtinës ndër shumë pakënaqësitë që ka shfaqur në raport me FFK-në por edhe ndryshimet që sipas tijë duhet të bëhen, ka qenë edhe një fjali interesante ku thotë se ekziston një letër nga UEFA që iu është dërguar presidentit Ademi, por kjo letër po mbahet fshehtë ndër të tjera, edhe për shkak mundësisë që po ia jep Ceferini, kryetri i UEFA-s i cili sipas tij është zgjedhur me votat e federatave të vogla dhe ka interes të mbajë raporte të afërta me të parët e këtyre federatave.

E kjo është edhe arsyeja pse z. Ceferin e pret në takim z. Ademi për fotografi.
Kjo deklaratë e ashpër e z. Ejupi na lë të kuptojmë se UEFA në bashkëpunim me federatat (në këtë rast me FFK-në) po lejon fshehjen e “skandaleve” (letren ku i ndalohet z. Ademi për dy vjet e gjysmë të ushtrojë pozitë në FFK) në këmbim të votave për z. Ceferin.
Shpresojmë që z. Ejupi është i vetëdijshëm për “akuzat” që i ka bërë karshi të parit të UEFA-së, pasi që kjo do të ishte vërtetë dicka tejet e rëndë.

SHPËRNDAJE