Duket se ka qenë tragjike dita e djeshme. Tre persona, dy gra dhe një burrë i kanë dhënë fund jetës. Ngjarjet janë bërë publike nga burimet zyrtare të policive lokale.
Policia ka bërë të ditur se një ditë më parë në liqenin e Kukësit në vendin e quajtur “Kepi i Tafës”, është vetëmbytur 68-vjeçarja me inicialet H. M., banuese në Kukës.
Sipas policisë, gruaja merrte mjekim për depresion.
Po dje në Krumë, në banesë, ka varur veten 45-vjeçari me inicialet K. M. Edhe për këtë ngjarje, policia thotë se i ka dërguar dosjen në Prokurorinë e Kukësit.
Ndërkaq në Lushnje është dërguar në spital e vetëhelmuar, ku më pas ka ndërruar jetë 64-vjeçarja A. Gj., banuese në fshatin Zhamë Sektor.
Pas hetimeve dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjës.