Futbollistët dhe sportistët në përgjithësi nuk preferohet të bëjnë anime kur bëhet fjalë për luftërat që ndodhin në vende të ndryshme të botës.
Futbollistin e Nicet, Youcef Atal e kishin tradhtuar emocionet së fundmi duke e bërë një postim në rrjetet sociale dhe duke dalë me këtë rast në mbështetje të Palestinës, pas luftës që e nisi organizata Hamas me Izraelin, e ku më pas u vranë mijëra njerëz.
E ky postim i ka kushtuar mbrojtësit algjerian.
Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar se mbrojtësi i djathtë, i cili mund të luajë edhe si mesfushor ofanziv i krahut të majtë, është suspenduar me 7 ndeshje.
Dënimi do të nisë që nga e marta e 31 tetorit.
Edhe disa futbollistë të tjerë që janë pjesë e ligave evropiane e kanë ngritur zërin kundër luftës, ndërsa mund të dënohen edhe ata, ndonëse një pjesë e tyre më pas i fshinë postimet e tyre në rrjetet sociale.