Dhjetë vite nga përfundimi i konflikteve të armatosura në hapësirën e ish-“SFRJ”-së në asnjërën nga këto shtete nuk është bërë regjistrimi i të vrarëve në luftë ndërsa më shumë se 15.000 persona ende konsiderohen si të zhdukur. Viktimat janë të margjinalizuara, zëri i tyre rrallë dëgjohet në publik, ndërsa me numrin e të vrarëve shpesh manipulohet për qëllime politike.
Këto dhe shumë arsye tjera kanë shtyrë më shumë se 1.500 shoqata dhe individë të të gjitha nacionaliteteve dhe religjioneve nga hapësira e ish-RSFJ-së, të mbledhura në Koalicionin për KOMRA të avokojnë krijimin e një komisioni të pavarur ndërshtetëror si trupë jashtëgjyqësore e cila duhet të vërtetojë dhe t’i prezantoj publikisht faktet mbi ngjarjet e luftërave të kaluara. Në mesin e tyre ka shoqata të viktimave, të zhdukurve, veteranë, llogorash, gazetarë, bashkësive të pakicave, organizatave për të drejtat e njeriut.
Komisioni përmes dëgjimeve publike të dëshmive të viktimave do të ndihmojë që në regjion të dëgjohet zëri i tyre, dhe se në këtë mënyrë publiku të nxitet në bashkëndjesi, respekt dhe solidaritet me viktimat nga të gjitha grupet etnike. Në raportin e saj përfundimtar do të duhej të përgatitet regjistri i të vrarëve, dhe të zhdukurve, varrezave masive, llogoreve dhe vendeve tjera të ndalesës. Shpresojmë se të gjithë njerëzit qëllimmirë me anë të nënshkrimit do të përkrahin nismën e cila mund të ndihmojë që të kthehet dinjiteti viktimave dhe familjeve të tyre, të konstatohet fati i të zhdukurve dhe përfundimisht, faktet mbi krimet e luftës.
Ne sheshin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës ka filluar sot fushata më e madhe rajonale ndonjëherë e realizuar ne rajon, gjatë së cilës do të mblidhen një milion nënshkrime të përkrahjes për themelimin e Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftërave dhe shkeljeve të tjera të rënda të drejtave të njeriut, të kryera në hapësirën e ish-RSFJ-së gjatë periudhës kohore 1991-2001. Politikanët e Luginës së Preshevës dhe organizatat joqeveritare e përkrahin këtë iniciativë si dhe kanë dhënë firmën e tyre për themelimin e ketij komisioni. Sipas prefektit te komunës se Bujanoci Shaip Kamberit ne Lugine te Presheves, jane 22 civil te vrare dhe zhdukur.
Në aksionin e titulluar “Një milion nënshkrime për KOMRA” në tetë qytete të rajonit do të marrin pjesë 500 vullnetarë dhe vullnetare deri sa mijëra të rinj do të bartin fushatën e mbledhjes së nënshkrimeve të cilën do ta koordinojë nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut e cila në të gjitha shtetet trashëgimtare të RSFJ-së do të zgjasë deri më 6 qershor.Nënshkrimet në Luginën e Preshevës kanë filluar sot të mblidhen në rrugët e qyteteve nëpër tenda.
rse ne Bujanoc mbi 500. Në Bujanoc sot përkundër qindrave qytetarëve kanë dhënë nënshkrimin e tyre edhe udhëheqësit e Pushtetit lokal si kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Galip Beqiri, të cilët vlersojnë lartë këtë iniciativë dhe dhan disa statistika rreth të zhdukurve si pasoj e Luftës që e ka përfshirë vendin tonë. Sipas prefektit te komunës se Bujanoci Shaip Kamberit ne Lugine te Presheves, jane 22 civil te vrare dhe zhdukur.