Guterres ka shpallur sot emërimin e zëvendësit të tij dhe shefin e tij të stafit, dy pozita të rëndësishme në udhëheqjen e OKB-së. “Presheva Jonë” nga Gjeneva ka mësuar se ministrja nga Nigeria, Amina Mohammed bëhet personaliteti numër dy në OKB, grua kjo myslimane si shefe e stafit të tij…
Presheva është qyteti i pare shqiptar që ka vizituar shefi i ri i OKB-së. Gjatë qëndrimit në Gjenevë shefi i ri i OKB-së ne bisede me gazetarin e “Presheva Jonë” Nefail Maliqn. Ai ka përshëndetur dhe uruar diplomatin portugez për misionin e tij. I porsaemëruari ne krye te OKB-së Guterres ka vlerësuar larte mikpritjen e qytetarëve e te Lugine se Preshevës, bujarinë dhe solidaritetin e popullatës me refugjatët.
Diplomati Guterres duke bërë fjalë për situatën e pas luftës në viset ish-jugosllave dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të vënë paqen dhe sigurinë ne Kosovë ka pohuar se “proceset ne Kosovë kane avancuar mire. Por tash prioritet për qeverinë mbetet lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni dhe papunësisë. Këto dukuri janë edhe shqetësime tona”.
Diplomati portugez Guterres, ne krye te OKB-së ne vazhdim duke justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë kundër forcave serbe është shprehur se “ne jemi një aleate e ngushtë e NATO-s dhe para vititi 1999 ne nuk mund te përmbaheshim ndaj zhvillimeve tragjike në Kosovë. Kemi te bëjmë këtu me një armik te përbashkët? Unë mendoj se po. Nuk ka më një vend, një sistem, një ideologji. Armiku ynë është nacionalizmi ekstrem, fundamentalizmi fetar, racizmi, ksenofobia, spastrimi etnik, diskriminimi. Kjo është arsyeja pse ndërmorëm hapa te tillë dhe pse ne jemi aktiv në Kosovë. Intervenimi dhe prania ndërkombëtare doli me sukses në Kosovë, duke garantuar plotësisht të drejtat e popullit të Kosovës. Këto fjalë i kam thënë edhe zyrtareve te NATO-s ne Bruksel dhe qeverisë sime ne Lisbon.”