thaqikrt-840x420 Bota Press: Babai i jot Hashim, Haxhiu ishte shumarë (roje pylli). Babai i Haxhiut Sinani a ishte Sinan Idrizi? Po babai i Sinanit, a ishte Radosllav Daniloviç, pop serb. A ishte martu me rome, dhe kisha a e kishte përjashtuar? E ky prej inatit të tyre a e pranoj fenë islame dhe e merr emrin Jusuf? Pra, Jusufi, që në të vërtetë është Radosllav Danilloviç, ka vdekur në vitin jo të largët 1929.

 

Hashim Thaci bir i nje “shumari” 

Molla Ibrahimi i Mitrovicës myfti në Shkup, shkruan me 1989, për Radosllav Danilloviqin, i konvertuar në islam, por vazhdon myftiu, duke pohuar se nuk i beson atij. Ky informacion vërtetohet nga lista e arkivit serb të Malit të Hilandarit, lista e priftrinjëve (popave) serb. Në Serbicë (Skendederaj) vërtetohet se ishte Radosllav Danilloviçi  – Jusufi se ka vdekur në vitin 1929.

Mulla Ibrahimi, myfti në Shkup ka shkruar se fenë islame e ka pranuar prifti i Serbicës, Radosllav Daniloviç. Ai e mori emrin Jusuf Sinani, por konsiderohet si njeri shumë i respektuar, në mesin e të afërmve. Të shumt ishin të famullisë së tij që shkuan gjurmëve të tij dhe e morën besimin islam.

Unë nuk guxoj ti besoj sepse, kauri mbetet kaur, prandaj e mbaj atë në distancë, citohet letra e molla Ibrahimit, dorëshkrimi ruhet në arkivin historik në Ankara. Edhe si mysliman Jusufi, nuk e fiton administrimin fetar mbi popullsinë lokale, por që shumicën e famullisë së tij, ai arriti ta konvertojë në islam, duke shpresuar që të bëhet hoxhë dhe ta fitojë të drejtën e administrimit fetar në Serbicë-Skenderaj. Deri në fund të jetës nuk ia doli këtij qëllimi. Një dokument për Danilloviçin (Jusufin) ruhet në bibliotekën e Manastirit Hilandar, dhe daton nga viti 1898.

Kjo është një listë e priftërinjve dhe e pastorëve ortodoks serb. Si pastor i Serbicës në këtë listë figuron edhe prifti Radosllav Danilloviç, i cili është njëri nga priftërinjtë më të mirë dhe më të zellshëm, vlerësohet aty.

Jusuf Idriz Thaçi martohet edhe me një grua shqiptare nga rrethi i Çiçavicës, ajo vdes në lindje të parë. Martohet pastaj me një shqiptare tjetër nga Gllogovci. Pra, Jusufi atëherë e lind gjyshin e Hashim Thaçit si dhe katër fëmijë të tjerë”, përfundon zbulimi i Murat Jasharit, vëllai i Komandant “Kumanovës”.

Ndërsa, ditë më parë numri dy i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi – kandidat për president të vendit e ka shpërndarë një postim me një foto të gjyshit të tij me veshje kombëtare. Ndoshta si një kundërvënie apo kundërpërgjigje ndaj akuzave të ngritura nga Murat Jashari, vëllai i komandant Kumanovës.

“Nuk na kanë mbetur shumë fotografi të para luftës, si shumë familjeve të tjera të Kosovës – por këtë foto e ruajmë me nder. Ky është gjyshi im: Sinan Thaçi, baba i Haxhi Thaçit, pjesëmarrës në dy luftëra, mbijetues i shumë sfidave. HTH”, ka shkruar Thaçi në atë postim.

Por, Murat Jashari hedh dyshimet e bashkëpunimit edhe dy breza përpara me serb, të familjes së Thaçit, duke i lidhur me praninë ushtarake franceze në Ballkan dhe në Kosovë.

Sipas tij edhe gjyshi i ish shefit të EULEX-it në Kosovë, Bou de Marnhac kishte qenë në Luftën e Parë Botëror bashkë me ushtrinë serbe, dhe se nën komandën e Franchet d’Esperey kishte luftuar me serb kundër çetës së Azem Bejtës.

Dhe më tej, ai beson se gjyshi i Thaçit kishte punuar në Serbi. “Nëse nuk gaboj z. Thaçi edhe babagjyshi yt ishte po në atë kohë punëtor i Serbisë në kohën e Kralit? Nipat e atyre francezëve që përkrahën Esat pashë Toptanin, sot a të përkrahin ty !!! O Hashim Tadiqi???? O Hashim Pashë Toptani !!!!

Nipat e atyre shqipfolësve që luftuan patriotët shqiptar bashkë me Serbinë janë prapë në krye të Kosovës?”, pyeste dhe konstaton Jashari.

Ai po ashtu ka pyetur Thaçin: “A je nipi i OZNA-s? A je produkt i UDB apo i KOS-it? Historia është e njëjtë, vetëm se përsëritet apo jo?”, thotë Jashari. Bota Press

SHPËRNDAJE