Singapori ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës.
Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur vetë ministri Enver Hoxhaj në emisionin “Komiteti Qendror”.
Intervista e ministrit Hoxhaj në “Komitet” transmetohet sonte në orën 20:20 në “RTV Dukagjini”.
Njohja nga Singapori, për Kosovën, është e 113’ta, që nga shpallja e pavarësisë më 17 Shkurt 2008.