Në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
“Presheva jonë” mëson se aty është plagosur një person. Dorasi, sipas burimeve të mediumit është roja i gurthyesit në këtë fshat.
Gjendja e të plagusurit dhe arsyeja pse ka ndodhur kjo ngjarje nuk dihet akoma.
Rikujtojmë që pikërisht ky gurthyes kishte krijuar disa herë problem në këtë fshat.
Aty banorët kishin kundërshtuar operimin e këtij gurthyesi, të cilët kishin vënë zjarrë vendin e kishte edhe konflikte të ashpra, madje edhe me armë zjarri.
“Presheva jonë” do ju mbajë të informuar për detajet rreth plagosjes.