Prof. dr. Anna Kondratyuk specaliste e se drejtes ndekrombëtare në institucionin arsimor Geneva School of Diplomacy International ne Gjenevë
Gjenevë, 5 maj -Porf.Dr. Anna Kondratyuk, është Profesoreshe dhe Menaxhere Akademike në Shkollën e lartë per Diplomaci Nderkombëtare në Gjenevë. Sferat e saj të interesit përfshijnë: të drejtën humanitare, të drejtat e njeriut, çarmatimin, ligjin e organizatave ndërkombëtare, ligjin e traktateve, teorinë e të drejtës ndërkombëtare, bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimimit dhe procesin e zhvillimeve demokratike ne rajonet post konfliktuoze.
Prof. dr. Anna Kondratyuk specaliste e se drejtes nderkombëtare është anëtar i Shoqatës Ruse të së Drejtës Ndërkombëtare dhe një pjesëmarrës aktiv i konferencave të shumta botërore.
Prof. Dr. Anna Kondratyuk eshte profesoreshë dhe eksperte e njohur ruse e së drejtës ndërkombëtare në institucionin arsimor Geneva School of Diplomacy International, ne inetervisten dhene sot agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” ka shprehur pikëpamjet e saja dhe te drejtes nderkombëatre mbi popujt autokton ne ballkanin e pas luftës.
Dr.Kondratyuk: Nese shqiptaret e kane duruar me vite te tera nje maqedon ne kryy te parlamentit te Maqedonise, pse këta te fundit t’mos e durojne nje shqiptar?!
Se si e vlereson situaten pas luftes në Ballkan ekspertja ruse fillimisht thote se “situata ne ballkan aktualisht eshte shume me e mire, ne krahasim para vitit 2000. Por jam e shqetesuar se diteve të fundit sikur po ngjallen zëratg e e nacionalizmave, ku flitet sikur me gjuhen e urrejtjes si ne kohen e Miloshevicit, si ne Beograd ashtu edhe në Prishtine duike provokuar me lufte, për “Serbine e Madhe” apo “Shqiperine e Madhe”. Pastaj edhe zhvillimet e pergjakshme ne paralmentin e Maqedonise nuk jane të pelqyeshme, per te ardhmen e kesaj repbulike te vogël multietnike ish-jugosollve. Nese shqiptaret e kane duruar qe sa vite qe te jete ne krye te parlamentit te Maqedonise nje maqedon, pse këta te fundit t mos e durojne nje shqiptar?! Ne ballkan te gjithe jane te vegjël dhe te gjithe duhet te flasin per integrime në familjen e madhe te BE-së, kjo eshte persepektiva e rajonit, e jo lufta apo urrejtja ndernacionale..”
Para se ta pyesim për Luginen e Preshevës, ekspertes ruse i përkujtuam se popullata shumice e kesaj krahine qe perfshine shqiptaret qe shtrihen ne Medevegje, Bujanoc dhe Preshevë siq njihet nga serbet si “Serbi Jugore” , kurse nga shqiptaret si “Kosove Lindore” se me 1 dhe 2 mars te vitit 1992 kane pasur Referendumin për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.
Lidhur me këte Dr. Kondratyuk “po jam ne dijeni, kame lexuar nga raportet nderkombëtare se në Luginen e Presheves popullata ka organizuar nje Referendim para 15 a 20 vitesh me sa di une. Sidoqfte një Referendum i tillë nuk do të jetë plotësisht legjitim pasi që nuk do të jetë në përputhje më Kushtetutën e Serbisë, në të njëjtën mënyrë sikur referendumi i Krimesë që nuk është në përputhje më Kushtetutën e Ukrainës. Por mos harroni një gjë se ligjet, koneventat sidomos e drejta nderkombëtare eshte më e fuqishme se nje kushtetute e nje vendi, ne këte rast e Serbisë e cila nuk ka te drejte të mbaje me dhune një popull autokton, siq jane shqiptaret e Lugines se Preshevës. Bashke me te edhe nese në rajon ushtrohen politika diskrimunuese apo e dhunës, atëhere ceshtja e monoriteve nuk i takon vetem atij vendi ne këte rast Serbise, por tashme ai problem mer kahje me te gjere, dhe merret OKB-së dhe orhgaizmat tjerfa te te”drejtave nderkombëtare. Dhe në këte rast nuk bie më ne shprehje integriteti territorial, por ketu ka përparesi vullneti i poujve autokton qe ju garanton e drejat nderkomëtetar, duke ju mundesuar atyre, ne këte rast shqiptareve etnik, te vendosin per fatin e tyre, se me kët kane deshire të jotojne me Serbine apo me Kosovën.. ”
Ekspertja ruse: Beogradi duhet te rrespektoj reciprocitetin mes te drejtave te serbeve ne Kosovë me ato te shqiptareve etnik ne Serbi
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës nese paskan pasur një Referendum të ngjashëm me atë të mbajtur në Krime në mars 2014, atehere shkëputja e kesaj krahine eshte legale konform jo vetem te vullnetit te popullit shqiptar atje, por edhe konform të së drejtes nderkombëtare, per cka flet qarte edhe karta e OKB-së për popujt autokon te cileve hap dyer për vetevendosje. Prandaj, Serbia dhe Lugina e Preshevës per t’ju shmangur dhunës, më mirë eshte që të ndahen si miqë, me dialog se sa me luftë, ashtu sikur jane ndare ne emnyre paqesore Cekia dhe Sllovakia!..” thote ne vazhdim profesoresha ruse e se drejtes nderkombërtare dr. Kondratyuk për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
“Ne posedojme informacione se “serbet e Veriut te Kosovës jane te inkuadruar mire ne insitucionet e qeverise se Ksooves, madje duke ju rezervuare dhe vende te posaqme ne parlamentin e Kosovës, te cilin fat apo luks nuk e gezojnë shqiptaret e Preshevës ne Serbi ?! Dhe e pa pranueshme eshte nëse serbet priviligjohen ne Kosove nga ana e Beogradit, Prishtinë apo BE-së, kurse qytetaret e Lugines se Preshevës te mbahen të shtypur të diskriminuar me satus quo, as ne lufte e as ne paqë. ” ka shtuar ne fund prof. dr. Anna Kondratyuk specaliste e se drejtes ndekrombëtare.