Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Elmi Reçica, gjatë një vizite në Kroaci, ka zhvilluar një takim të veçantë me Kryetarin e Shoqatës së Shqiptarëve në Zarën e Arbëreshëve, z. Nikollë Prekpalaj.

Z. Reçica ka ndarë emocionet e këtij takimi duke vlerësuar lart përkushtimin dhe angazhimin e z. Prekpalaj për ruajtjen e identitetit shqiptar ndër breza. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Reçica theksoi rëndësinë e punës së Shoqatës dhe ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve të Kroacisë dhe atdheut.

“Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Kryetarin e Shoqatës së Shqiptarëve në Zarën e Arbëreshëve të Kroacisë, z. Nikollë Prekpalaj. Gjatë bisedës sonë, pata mundësinë të shpreh mirënjohjen time për përkushtimin dhe kontributin e tij të vyer në ruajtjen dhe promovimin e identitetit shqiptar ndër breza,” u shpreh Reçica.

Ai vlerësoi angazhimin e palodhur të z. Prekpalaj si një frymëzim për të gjithë ata që e çmojnë trashëgiminë kulturore dhe kombëtare. “Një figurë e tillë meriton nderimin dhe mbështetjen tonë të plotë,” shtoi Reçica.

Përkushtimi i Elmi Reçicës ndaj çështjeve kombëtare

Me një karrierë të gjatë politike dhe një angazhim të vazhdueshëm për çështjet kombëtare, z. Reçica është i njohur për përpjekjet e tij për të ndërtuar ura lidhëse mes diasporës shqiptare dhe Kosovës.

Si kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Reçica premton të vazhdojë të punojë për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe për forcimin e lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit.

SHPËRNDAJE