Pas një sëmundje të shkurtër në Dusseldorf të Gjermanisë në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë Emin Sadriu nga fshati Lezbali, komuna e Preshevës. Sikurse shumë bashkatdhetarë të tjerë edhe i ndjeri, për shkak të diskriminimit të madh shtetëror që bëhej kundër shqiptarëve u detyrua që në moshën 22 vjeçare të emigroj në Gjermani në mënyrë që familjes t’i siguroj ekzistencë. Varrimi i të ndjerit u bë sot në fshatin e vendlindjes në Lezbali, të cilën porosi u kishte lënë fëmijëve të tij. Njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se e pamja për shprehje ngushëllimi bëhet nga dita e nesërme në lagjen e familjes Sadriu në Preshevë.
Të pikëlluarit: familja Sadriu