Emisari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz ka thënë dje se Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë shumë për zë normalizuar marrëdhëniet.

I pyetur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës , Trokaz theksoi se Franca është sponsorizuese e marrëveshjes së fundit mes dy palëve, por që të dyja palët nuk po bëjnë shumë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, marrëveshjes së Brukselit që ishte e vitit të kaluar.

 

“Duhet të normalizojmë situatën, ne punojmë me të dyja palët për të lehtësuar dialogun . Pikërisht për këtë Bashkimi Evropian ka të ashtuquajturën marrëveshje Bruksel-Ohër , e cila është një kornizë në të cilën dy palë, me ndihmën e BE-së, diskutojnë për tejkalimin e vështirësive. Ne e dimë se cilat janë këto vështirësi. Prandaj, ajo që ne bëjmë thirrje është që të dyja palët të përmbahen nga çdo masë e dëmshme e njëanshme” tha Trokaz, në Forumin e Sigurisë që u mbajt dje në Beograd.

SHPËRNDAJE