Në RTV Dukagjini u transmetua emisioni i radhës “Komiteti Qendror”, prodhim i Gazetës Express. I ftuar ishte kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kreu i AAK’së në “Komiteti” nga Strasburgu ka rrëfyer për luftën e tij në UÇK, për të cilën po vazhdon të gjykohet tash e disa herë; për humbjen e vëllezërve; për raportet e tij me presidentin Rugova dhe me shokët e tij të luftës që më pas i pati kundërshtarë politikë
Ai ka treguar kur inkuadrua për herë të parë në luftën UÇK’së dhe cila ishte beteja më e rëndësishme tij kundër forcave serbe.
Haradinaj ka folur për raportet e tij me Presidentin Thaçi pas luftës dhe me ish-Presidentit Ibrahim Rugova, me të cilin hyri në koalicion në vitin 2004.
Ai ka shpjeguar arsyet që, sipas tij, Serbia dëshiron me çdo kusht dënimin e tij dhe arsyet që pikërisht shteti francez vendosi të respektoj urdhër-arrestin e lëshuar nga Serbia.
Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë: