Pas takimit që kishin me dyer të mbyllura, delegacionet e dy shteteve, Kosovës dhe Turqisë, dolën para gazetarëve në konferencë të përbashkët për media. Presidenti turk Erdogan ka folur për shkollat e Gulenit, ku ka thënë se ato shkolla janë terroriste dhe, sipas tij, vëllëzërit dhe motrat kosovare nuk mund të edukohen në shkolla të tilla.

“Fetullah Guleni është një kërcënim i madh i yni, dhe besoj se do kordinohemi me vëllëzërit tanë kosovarë për këtë”, ka thënë Erdogan,

Presidenti turk Erdogan, u shpreh se i qëndrojnë gjithnjë pranë, siç i ka quajtur ai, vëllezërve kosovarë.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Kosova, sot është garanci për stabilitet rajonal si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, dhe sipas tij, çështja e Kosovës është edhe çështje e Turqisë, transmeton Gazeta Metro.

“Shuma e investimeve totale në Kosovë, nga vendi ynë ka arritur në 350 milion dollar, ndërsa vëllimi ynë bilateral tregtar në 10 muajt e parë të këtij viti  është 221 milionë dollarë, dhe ne do të vazhdojmë të investojm edhe më shumë”, ka thënë Erdogan.

SHPËRNDAJE