PRESHEVA – NJË PRUSH AMË
Poezia e Mexhid Mehmetit, është poezi e fortë, poezi e gjakut tonë të fisëm. Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanovc, Preshevë, Medvegje ) bëjnë punën e tyre prej poeti.
( Sa shpesh na shkuan ardhjet e u kthyen shkuarjet s’ ka të numëruar. Përsëritjet përherë po na bëjnë të vendnumërojmë. Unë nuk e dua as vrasësin as të vrarin. Alfabetin e lirisë dhe të gjuhës nuk e kam ndërruar, jam ai moçmi. Arti im në plot vargje kullon gjak. Më kot dihati të shkurtoj udhën, por udhë të tjera të pafund ma mbyllin udhën , shprehet poeti nga Presheva, Mexhid Mehmeti )
Nga Rrustem GECI
Jo rrallë të mëdhenjtë kanë etje për gjak, për luftë, për interesa të tyre. Ky fat tragjik po e ndjek vazhdimisht popullin tonë. Ende pa u tharë gjaku i ‘ 99- tës , Kosova sërish rrezikon të përgjaket për luftat e pakryera, për pjesët e betejave të pafituara. Ata që aktualisht bëjnë urdhërin e kësaj kohe, gjakun e kanë lëndë larëse nëpër fushat e betejave, shkruan poeti Mexhid Mehmeti në librin e tij, “ Trungu i pikëllimit”. Poezia tek unë shprehet Mexhidi, nuk di të flë, nuk di të hesht, se gjak më kullon shpirti, thotë autori i17 veprave, Në dramën e Kosovës , në dramën e popullit tim, ne vazhdimisht jetojmë me dhimbjet e Aborteve banale të historisë. Kosova po e jeton dramën më të rëndë shpirtërore, dramën e dështimit dhe të abortit historik. Njerëzit duhet të flasin, të flasim duhet të gjithë.Nuk di pse më shfaqet (njeri- ngrënësi i baladave, ajo fytyrë e pafytyrë në mes të epizodave të kinemasë sime.Sepse, shumë kemi jetuar me “lirinë” e të tjerëve, me lirinë e pa liri.Nën qiellin tonë jo rrallë, padrejtësia vret me egërsi.
Nën prangat e huaja “drejtësia”është më e padrejta.I huaji nuk të lë kurrë të zhvillohesh e të ecjesh përpara.Shpirt, zemër, tokë, nuk bëra gabim që të desha, ai përqafim ishte i domosdoshëm, një urdhër i zemrës.Unë pyes, po i pyeturi s’ përgjigjet.Muret kudo në këtë nën qiell më kërcënojnë, andaj, sado që e dua lirinë, unë druaj nga ata që kanë në duar Urdhërin e tyre për historinë. Plani i Athisarit nuk më pëlqen, se fsheh asimilimin dhe zhbërjen e emrit të popullit tim, asimilimin e gjuhës, dhe simboleve, këto nuk janë shqetësime të vogla, shprehet poeti, por, unë kujtoj se Kosova është e mençur, se në Kosovë ka shqiptar e shqiptar.
Ndërsa në vendin tim shprehet poeti, Mexhit Mehmeti, dhimbjes i ka humbur kuptimi. Poezia e Mexhid Mehmetit, është poezi e fortë, poezi e gjakut tonë të fisëm. Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanovc, Preshevë, Medvegje ) bëjnë punën e tyre prej poeti. Presheva është qytet i zemrës sime. Hireve të Preshevës shumë i shkon poezia. Poetët e talentuar të Luginës, si Jonuz Fetahu, Qerim Arifi, Feime Selimi, Dashnim Hebibi, Xhemë Karadaku, Nerimane Kamberi e të tjerë, janë të pagjumtët e kësaj peme të gjakut.Ata dhe vetëm ata shkruajnë dhe lexojnë plagët e tokës, zjarrin amë të dhimbjes. Unë s’di të nënshtrohem më thotë poeti, se i nënshtruar nuk bëj dot asgjë. Arti i Mexhit Mehmetit dashuron me forcë dheun dhe atdheun e tij : Mësimi i jetës, shtatë dhimbjet, fija e lëmshit, trungu i pikëllimit, duart e bukura, fjala e vullkanit, dhe qindëra poezi të tjera tregojnë fuqinë dhe angazhimin e tij prej poeti. Për lirinë kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet, për vlerat e saj duhet të punojmë gjithë jetën, është mesazhi i poetit, Mexhid Mehmetit,të cilin e uroj për angazhimin e tij letrar e patriotik, me një Kosovë dëshirash!..
DY FJALE PER AUTORIN MEXHIT MEHMETIN
Mexhit Mehmeti per disa vjet ishte mesimdhenes i Gjuhes dhe letersise shqipe ne Presheve, ku shquhej per perpikerine e tij, devotshmerine ndaj kultivimit te gjuhes shqipe ne ato troje ku popullates po u kanosej asimilimi i heshtur e i ngadalshem. Ishte themelues dhe redaktor i revistave “Filizat , “Panorama” e “Jehona”, qe botoheshin ne Kosoven Lindore. Si kryetar i klubit letrar “Feniks” qe e udhehoqi per disa vjet, botoi vepra te autoreve te asaj treve, vetem e vetem qe shqipja te mos shuhej kurre. Gjate karrieres se tij mori disa shperblime letrare si çmimin “Hivzi Sulejmani”, qe Lidhja e Shkrimtareve te Kosoves ia dha ne vitin 2006 per romanin “Shtate dite pas vdekjes”.