Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon Taubadel, ka reaguar pas masave të reja të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Taubadel tha se vendimet duhet t’i kthehet bazës së Kushtetutës dhe se nuk mund të ju tregohet njerëzve ora kur ata mund të dalin.
“Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e Kushtetutës së Kosovës. Rregullat që kriojojnë më shumë konfusion dhe që s’janë në pajtim me Kushtetutën mund të shkaktojnë më shumë dëm. Shtetet tjera kanë caktuar kohën që mund të shpenzosh jashtë, por jo edhe orën se kur mund të dalësh jashtë. Qeveria duhet të kthehet prapa tek bazat kushtetuese “.