Lirmi i Sheshelit nga Haga si i “paster” ka nydre jo vetem kredibilitetin e TPI-së por ka zhgenjyer pa amse qytetaret qe eduna lirin, sidmos viktimat e luftes, nenat e atyre qe u vrane dhe amsarkuan qe perrjetuan gjenocidin dhe spastime etnike nga aklritketi i te gjitha ketyre fomave dhe dhunes me emrin Vislav Sheshel. Edhe kriminelet jre ne ballkan me plote aresye do t’i drejtoheshin Evropës me fjlaë se: a duhet vallë me ja djegë se pari flamurin e pastaj me të liru nga akuzat për krime e gjenocid, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ka liruar liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, nga të gjitha akuzat e ngritura kundër tij.
“Shesheli është njeri i lirë. Ai nuk është fajtor”, ka thënë gjykata.
Shesheli, 61 vjeçar, nuk ishte i pranishëm në vendimin e gjykimit të Hagës. Ai ishte liruar në vitin 2014, pasi ishte diagnostikuar me kancer të stazës së fundit, dhe që nga atëherë ai është zhytyr në politikën serbe, duke iu adresuar turmave gjatë tubimeve të ndryshme, duke shfaqur në këtë mënyrë kundërshtim të hapur ndaj vendimeve të gjykatës së Hagës.
Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq, Shesheli përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.
Hetuesit thonë se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.
Ato njësi paramilitare larguan me dhjetëra mijëra myslimanë dhe kroatë nga shtëpitë e tyre.
Shesheli “kishte krijuar ushtrinë e vet të vullnetarëve,…i kishte indoktrinuar ata me ide helmuese” dhe i kishte dërguar ata për të kryer ‘krime të tmerrshme’, kishte thënë prokurorja e Kombeve të Bashkuara, Christine Dahl, në gjykatë, në vitin 2007.
“Në fund, Shesheli nuk arriti të krijonte një ‘Serbi të Madhe’; ai arriti të krijonte një Serbi më të vogël dhe i dha botës një periudhë të spastrimit etnik”, kishte thënë ajo.
Shesheli njihet për fjalimet e tij të zjarrta dhe kërcënimet e ashpra, sikurse zotimi për t’i vrarë kroatët duke “ua nxjerrë sytë me lugë të ndryshkura”. Një herë, ai kishte bërë një paralele ndërmjet tij dhe kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Shesheli, i cili e ka mbrojtur veten në gjykatë, është deklaruar i pafajshëm.
Në një intervistë dhënë edicionit serb të Newsweek, Sheshi ka thënë se ai pret të dënohet deri në 25 vjet burgim.
“Nëse qeveria më ekstradon, atëherë unë do ta mbaj dënimin. Unë nuk do të kthehem vullnetarisht në Hagë”, ka thënë ai.
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Shesheli është shfaqur në emisione televizive, pastaj publikisht ka djegur flamujt e BE-së dhe NATO-s.
Ai në vazhdimësi po i nxit ndjekësit e tij të ektremit të djathtë në tubime, para zgjedhjeve të përgjithshme në prill, në të cilat, lideri i Partisë Radikale Serbe shpreson ta fitojë një ulëse.
Seanca gjyqësore kundër Sheshelit (Drejtpërdrejt)
Gjykata për krime të luftës e Kombeve të Bashkuara, ka filluar seancën gjyqësore, ku pritet të jap vendimin kundër liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, në mungesë të tij për shkaqe shëndetësore.