Edhe FC Liria i bashkohet vargut të klubeve që kanë reaguar pas tentim hedhjen baltë mbi punën e Fedetarës së Futbollit të Kosovës, ku ndër të tjera është thënë se klubet janë të korruptuara dhe të shantazhuara

Reagim! 

FC Liria ka ndjekur me vëmendje dhe shpreh indinjatën e thellë të disa opinionistëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e pa profilizim profesional sportiv, tentojnë ta përlyejnë punën e madhe që bëhet në klubet kosovare, ku investohen miliona euro.
Në disa emisione sportive po lejohet tentim degradimi i gjithë punës së madhe që ne kryejmë, sakrificës së jashtëzakonshme që bëjmë, vetëm që ta shtyejmë përpara agjenden kombëtare të fuqizimit të progresit në futbollin tonë.
Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional.
Megjithatë klubet kosovare, duke përfshi FC Liria , investojnë para të bizneseve që e mbështesin sportin, në këtë rast futbollin.
FC Liria është klub financiarisht i pavarur dhe ne drejtuesit e klubit me krenari investojmë paratë tona për të ardhmën e klubit, njëkohësisht të futbollit kombëtar.
Andaj edhe një letër e hapur e një gazetari, i cili nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe kurrëfar ndikimi në këtë lëmi, synon të na mbajë ligjeratë e të na mësojë se si të veprojmë.
Historia e klubit tonë dëshmon shumë por edhe tani me menaxhimin profesional synojmë të ngritemi edhe më lartë. Kjo është dëshmia më e mirë e investimit korrekt dhe profesional.
Ju apelojmë të gjithëve, nëse nuk keni mundësi për ta ndihmuar futbollin, atëherë të paktën mos e pengoni atë!
#FCLIRIA

SHPËRNDAJE