Ismet Munishi nuk është më trajner i FC Prishtinës.
Trajneri i njohur kosovar është shkarkuar nga pozita e tij pas rezultateve të zbehta me “Bardhekaltrit” në këtë sezon.
Humbja nga Malisheva ishte fatale për ish-trajnerin e Ballkanit.
Prishtina rrezikon të mbetet pa pjesëmarrje në garat evropiane dhe kjo ka qenë e patolerueshme për kryesinë e klubit, e cila e mori vendimin në mbledhjen e mbajtur sot, ndërsa e falënderoi Munishin për bashkëpunimin e deritashëm.
Prishtina aktualisht i ka 32 pikë në vendin e katërt me 8 fitore, 8 barazime e 9 humbje.
Kryeqytetasit janë 7 pikë larg vendit të tretë, i cili çon në Evropë.