Modeli më i ri për zgjidhje afatgjatë në Kosovë është “Ahtisaari Plus”, kështu citohet të ketë deklaruar shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, duke propozuar që pjesa veriore e Kosovës të marrë një status autonomie, të ngjashëm me atë që ka Katalonia në Spanjë.
“Në Spanjë kemi Kataloninë, për shembull, ajo është pjesë e Spanjës, por janë shumë autonomë”, ka thënë Feith.
Feith citohet të ketë thënë se situata e re e krijuar në veri dhe vrasja e policit kosovar, Enver Zymberit, mund të shfrytëzohet si rast për ndryshime. “Nuk ka fort gjasa që t`i kthehemi situatës që ishte më parë. Diçka ka ndryshuar përgjithmonë”, ka thënë Feith.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi thotë se në veriun e Kosovës ka nevojë për diçka tjetër dhe jo për kompetenca përtej atyre që parasheh Plani i Ahtisaarit.
“Atje ka nevojë për rend dhe ligj dhe për implementimin e Pakos së Ahtisaarit”, ka thënë Kuçi.
Feith thotë se i mbetet besnik Planit Ahtisaari
Zyra civile ndërkombëtare, ICO ka mohuar se kreu i saj Pieter Feith ka kërkuar Planin Ahtisaari plus dhe se ka përmendur për veriun e Kosovës modelin e autonomisë së Katalonisë në Spanjë. Të shtunën mediet njoftuan se në një intervistë dhënë EU Observer, Feith kishte thënë se veriut të Kosovës duhet dhënë një autonomi si ajo e Katalonisë në kuadër të Spanjës. Mirëpo, Zyra e Përfaqësuesit civil ndërkombëtar nëpërmjet zëdhënësit Dren Selimi ka mohuar se Pieter Feith po kërkon zgjidhje për Kosov…