…për Kryetar Komune në Ferizaj nga zgjedhjet e brendshme
Komisioni Zgjedhor Ad Hoc (KZA) i formuar në Ferizaj shpall rezultatet paraprake për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kandidatin për Kryetar Komune në Ferizaj:
- Përqindja e pjesëmarrjes në votime: 50.85 %
- Përqindja e votave PËR kandidatin Faton Topalli: 97.89 %
- Pëqindja e votave KUNDËR për kandidatin Faton Topalli: 1.05 %
- Përqindja e votave ABSTENIM për kandidatin Faton Topalli: 1.04 %
Gjatë 24 orëve në vijim KZA pret ankesat e mundshme të anëtarëve ndaj procesit zgjedhor. Rezultati përfundimtar do të shpallet ditën e martë, data 3 prill, 2012.
Ferizaj, më 1 prill, 2012
Komisioni Zgjedhor Ad Hoc