Lozanë, 27 nëntor – Komuniteti Shqiptar i Lozanës edhe kësaj radhe te prire nga SHKA “Iliret” e drejtuar nga Ilir Bytyqi ne bashkëpunim me Shoqata dhe Klube të ndryshme të këtij qyteti kane festuar sot 28-Nëntorin të njohur ndryshe si dita e simbolit tonë gjithëkombëtar. Kjo datë me rëndësi jetike për popullin tonë shënon edhe 104 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Lozana.
Flamuri kombëtar bashkon parti e shoqata shqiptare ne Gjenevë, Lozanë, Brne, Zurich … ne mbare Zvicrën
Me këte dite kombëtare ne qendër të Lozanës rruga që shpien drejt shkollës Collège de Béthusy ishte stolisur me flamuj. salla e kesaj shkolle ishte mbushur plote e përplot mergimtarë, burra e gra te shoqeruar me femije te veshura me ngjyrat tona kombëtare kuqezi… Ne ket manifestim kombëtar ishte i pranishem edhe z.Ramdan Avdiu konsul i Republikes se Kosovës në Gjenevë i shoqëruar me bashkepunëtorë.
Pas himnit kombëtar, nisi spektakli muzikor me valle e kenge popullore kushtuar dites se Flamurit. Me pas fjalen e mori konsuli i RK ne Gjenevë Ramadan Avdiu i cili pasi pershëdeti te pranishmit foli mbi mbi rolin e pamaveresise dhe diten e clirimitt e shtetit shqiptar qe sot po kremtojme ditren e flamurit, duke e kthyer mbrapa nga Skenderebu viti 1912, nga Shqiperia e Ismajl Qemajlit e deri ne ditën e sotme tek Adem Jashari qe dha jetën për liri, për pamvaresine e Kosovës.
28 Nentoti u festua edhe nga komuniteti shiptar ne Gjenve. ky manifestiik nisi me himnin tone kombëtar i kënduar nga kori i nxënësve të Mësimit Plotësues të Shkollës Shqipe në Gjenevë, si certifikatë e zyrtarizimit të Pavarësisë së Shqipërisë,ka ngritur në këmbë qindra të pranishëm të tubuar në “Salle des Fetes des Avanchetes” të Gjenevës,ku me qëndrimin gatitu janë përkujtuar dhe nderuar mijëra heronj dhe dëshmorë të rënë për liri dhe mëvetësi të Shqipërisë.
28 Nëntorët, nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari
E,ndërkohë në podium është ftuar Z. Ramadan Avdiu,konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë, i cili ka shpalosur historikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve që nga periudha e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu e deri në flijimin e legjendarit Adem Jashari,i cili duke sakrifikuar vetveten dhe familjen e gjer u bë simbol nderi dhe krenarie ndër shqiptarë.
Pjesa artistike ka nisur me vallet e bukura të trevave tona të interpretuara nga Ansamblet “Gëzuar” dhe” Rinia Contat” të Gjenevës.
“Shqiptaret ne Gadishullin Ilirik po presin edhe ket viti ne liri dhe demokraci. Dje kishim nje shtet, kurse sot kemi dy shtetete shqiptare ne Ballkan, Shqiperinë dhe Kosovën qe armiqve tane para vitit 19981 nuk ju shkonte mendja se kjo do të ndodhe një dite.. Por ja UCK e beri te pamundshmen, te mundshme sepse nuk mungonte deshira, vullneti dhe sakrifica per te realizuar keto ideale tona, per cka nuk u kursye as gjaku..” tha konsuli Avdiu para te pranishmeve sot ne Lozane me rastin e Dites se flamurit – 28 Nentorit.