Federata e Futbollit te Kosoves ka njoftuar se ka perfunduar bashkepunimin me trajnerin Primozh Gliha.
Pas shkarkimit te Allan Gires muaj me pare, FFK e angazhoi trajnerin slloven per kete periudhe deri ne perfundim te ketij cikli ndeshjes, ku fatkeqesisht, nuk u moren rezultatet qe priteshin.
FFK ka njoftuar se jane ne angazhim e siper per te gjetur trajnerin e ri, me te cilin do te synojne arritjen e objektivave te reja.
22 nëntor, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.
FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.
Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar.