Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka përfunduar me sukses procesin zgjedhor në 7 regjionet e saj, ku janë zgjedhur kryetarët e rinj që do të udhëheqin rajonet për periudhën e ardhshme. Zgjedhjet u karakterizuan nga një organizim i shkëlqyer dhe një proces transparent, duke reflektuar përkushtimin e federatës për avancimin e futbollit në të gjitha nivelet.

Në një komunikatë zyrtare, FFK ka shprehur falënderime për të gjitha regjionet për angazhimin e tyre dhe për bashkëpunimin në zhvillimin e futbollit.

Vitet e fundit, puna juaj ka qenë e jashtëzakonshme! Ju keni kontribuar në avancimin e futbollit, organizimin e garave në mënyrën më të mirë të mundshme dhe masovizimin e këtij sporti. Shumë shkolla futbolli janë hapur të reja, ndërsa ato ekzistuese kanë shtuar ndjeshëm numrin e anëtarëve.

FFK ka siguruar mbështetjen e saj të vazhdueshme për regjionet përmes projekteve konkrete dhe reformave që synojnë modernizimin dhe digjitalizimin e punës. Me veçanti, është përmendur platforma “My FFK”, që do të ndihmojë në digjitalizimin e Ligave Regjionale të Futbollit (LRF), si dhe në lehtësimin e organizimit të garave dhe punëve administrative.

Kryetarët e rinj të zgjedhur në 7 regjionet janë:

  • Ismajl Ajeti – Prishtina
  • Bardhec Seferi – Mitrovicë
  • Avdi Gashi – Pejë
  • Mirsad Qollaku – Prizren
  • Ilaz Mjaku – Ferizaj
  • Armend Misini – Gjilan
  • Agim Nura – Gjakovë

Presidenti i FFK-së ka uruar kryetarët për detyrat e reja dhe u ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për përmbushjen e përgjegjësive të tyre.

FFK do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, duke ju mbështetur me projekte konkrete për regjionet. Reforma të reja dhe më shumë përgjegjësi do të pasojnë në organizimin e garave, punët administrative dhe zbatimin e vendimeve të dala nga KE e FFK-së.

Me një përkushtim të përbashkët dhe një vizion të qartë, FFK dhe regjionet e saj synojnë të vazhdojnë përparimin e futbollit kosovar në të gjitha aspektet.

#BashkëPërFutbollin

SHPËRNDAJE