Mijëra qytetarë të grumbulluar para Qendrës Tregtare Çairçanja, filluani protestën e paralajmëruar kundër rastit ‘Monstra’. Qytetarët të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale përmes protestës në fjalë shprehin paknaqësin e tyre rreth rastit ‘Monstra’, për të cilin vlerësojnë se është rasti i montuar. Në krye të protestës qëndrojnë familjarët e të dënuarve.
Protesttuesit brohorisin ‘Duam drejtësi’. Më 30 qershor Gjykata themelore shqiptoi dënimin me burg të përjetshëm për 6 të akuzuarit në rastin ‘Monstra’. Protesta e cila filloi nga Çairçanja, vazhdoj në drejtim të Bit Pazarit dhe u ndal para gjykatës themelore. Para gjykatës disa nga protestuesit filluan të gjuajnë me gurë nëdrejtim të gjykatës. Kjo shkaktoi intervenimin e policisë e cila me shok bomba dhe me gaz lotësjellës shpërndau protestuesit.
Protestuesit e acaruar me thirrje kundër montimeve të rasteve nga Gjyktata e Shkupit, po gjuajnë me gurë ndërtesën e gjykatës në Shkup. Mijëra protestues po kërkojnë drejtësi për shqiptarët.